E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratiset nga paraburgimi në Madrid vrasësi i policit special

I kërkuar në Shqipëri për vrasjen e një polici dhe i arrestuar në Spanjë për rrëmbimin dhe plagosjen e një biznesmeni, Astrit Bushi i njohur dhe si kreu i një organizate kriminale ka ikur nga burgu, duke fituar lirinë si pasojë e një gabimi. Media spanjolle po i bën jehonë të madhe largimit të shqiptarit Bushi, që prej saj është vlerësuar si kriminel shumë i rrezikshëm. Bushi quhet drejtuesi i një rrjeti kriminal, që akuzohet për disa grabitje dhe rrëmbime personash. Ai është liruar më 4 prill nga policia, për mungesë provash, lidhur me rrëmbimin e biznesmenit Hose Luis Moreno, në Madrid. Mediat flasin për një gabim trashanik të policisë, pasi sipas tyre, Bushi është i kërkuar edhe në Shqipëri për një vrasje të dyfishtë, por edhe në Spanjë, ku vlerësohet si shumë i rrezikshëm dhe i dhunshëm. Por një tjetër version japin mediat. Sipas tyre, Bushi nuk ishte mbajtur nën vëzhgim dhe ai është larguar në këmbë nga një zyrë policie në Madrid. Astrit Bushi, kreu i bandës së shqiptarëve që sulmuan shtëpinë e Jose Luis Moreno në dhjetor të vitit 2007, duke e lënë atë të plagosur, u lirua prej një gabimi të enjten e kaluar. Kjo gjë është bërë e ditur nga burime policore të Madridit. Policia tha se, ai është larguar në këmbë nga ambientet e paraburgimit dhe askush nuk është përpjekur për ta ndaluar. Sipas medias, ai është larguar nga gjykata e Alcobendas, ku kishte qenë i transferuar nga burgu dhe po qëndronte në paraburgim. Bushi, 39 vjeç, është konsideruar nga policia si një person "shumë i rrezikshëm". Më 20 dhjetor të vitit 2007, ai ka organizuar grabitjen e biznesmenit Hoze Luis Moreno. Gazetat spanjolle kanë shkruar se dokumentet e kërkuara nuk kishin mbërritur pavarësisht se ai është i kërkuar nga drejtësia shqiptare, për vrasjen e një polici të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë, në vitin 2001. Astrit Bushi nga Laçi, është dënuar nga drejtësia shqiptare me 25 vjet burg për vrasjen e efektivit të FNSH-së, Altin Balozi. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në mars të vitit 2003, e që nga ai moment ai kishte mundur të fshinte gjurmët e të largohej sa nga një shtet në tjetrin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›