E Hënë, 2 Nëntor 2026

“Arratiset” nga shtëpia 16-vjeçarja, e përdhunon “Kim Rraca”

11/03/2005  Prangoset maniaku, në kërkim edhe një person tjetër

FIER - Përdhunoi një 16-vjeçare, të larguar nga shtëpia pas grindjes me prindërit, arrestohet 40-vjeçari, babai i dy fëmijëve.

I arrestuari edhe një herë tjetër më parë, ishte dënuar për të njëjtën vepër penale, atë të kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë.

Kujtim Selmani, 40 vjeç i martuar dhe me dy fëmijë, banues në qytetin të Patosit, i njohur me nofkën “Kim Rraca” me anë të mashtrimit ka përdhunuar, për dy ditë me radhë, një 16-vjeçare nga qyeteti i Patosit. Këtë vepër penale, ai e ka kryer në bashkëpunim me një shtetas tjetër, emrin e të cilin policia nuk e bën publik për arsye hetimi.

Ngjarja

Burimet nga policia e komisariatit të Fierit bënë të ditur se ngjarja e rëndë ka ndodhur disa ditë më parë, pikërisht ditën e shtunë të javës që shkoi, rreth orës 19.00 të mbrëmjes në qytetin e Patosit. Minorenia 16-vjeçare, me iniciale E.S., ka pasur një grindje me familjarët e saj dhe në zënie e sipër, në shenjë zemërimi ka dalë prej shtëpisë së vetë, po në qytetin e Patosit, dhe ka lëvizur rrugëve, pa pasur ndonjë objektiv të caktuar. Mësohet se 16-vjeçarja jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe se ishte me arsim 8-vjeçar.

Pasi ka ecur për gati 300 metra, pranë saj është afruar një makinë, në të cilin udhëtonte shtetasi Kujtim Selmani, 40 vjeç, i martuar dhe me dy fëmijë, i cili e ka pyetur se ç’hall kishte që ishte në rrugë në atë orë, ndërsa i ka propozuar që të shkonte me të, pasi do ta ndihmonte dhe nuk do ta linte në mes të rrugës.

Nga ana e saj, E.S., i ka besuar me naivitet dhe ka hipur në makinën e tij.

Kujtim Selmani së bashku me një shokun e vetë, emri i të cilit nuk jepet nga policia, ka çuar vajzën në një motel në lagjen periferike të Patosit, Transport, pronë e tij dhe aty pasi e kanë lidhur nga duart dhe këmbët, kanë kryer marrëdhënie seksuale në mënyrë të përsëritur me të. Ata e kanë mbajtur 16-vjeçaren në këtë motel, kati i parë i të cilit ishte lavazho, për dy ditë.

Denoncimi

Pasi ka shkuar në shtëpi, vajza e përdhunuar ka treguar gjithçka kishte ndodhur me të dhe më pas, me ndihmën e prindërve, ka shkuar në komisariatin e policisë, ku ka treguar emrat e autorëve dhe ngjarjen. Sipas burimeve të policisë, mësohet se 16-vjeçarja u ka treguar oficerëve se përdhunuesi i saj Kujtim Selmani dhe miku i tij e kishin kërcënuar me jetë atë, në qoftë se ajo do të guxonte të tregonte emrat e tyre në polici.

Policia e Feit, menjëherë pas kallëzimit në polici dhe në bazë të disa informacioneve që ka dhënë e dëmtuara, e cila nuk i njihte përdhunuesit e saj, ka mundur të identifikojë 40-vjeçarin Kujtim Selmani babanë e dy fëmijëve, banor të qytetit të Patosit nën akuzën e përdhunimit.

Pasi ka marrë informacionin e nevojshëm, policia ka shpallur në kërkim të njohurin “Kim Rraca” dhe është vënë në ndjekje për kapjen e tij.

Ndalimi i 40-vjeçarit është bërë dje, rreh orës 02.00, ndërsa është shoqëruar për në komisariatin e policisë Fier. Ndërkohë nga ana e policisë po punohet për kapjen e autorit tjetër të këtij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›