E Hënë, 2 Nëntor 2026

PS hedh poshtë afrimin e datës së zgjedhjeve

11/03/2005  Projektligji i paraqitur nga reformatorët nuk ka marrë votat e duhura

Kuvendi ka hedhur poshtë dje propozimin e Partisë Demokrate të Reformuar për afrimin e datës së zgjedhjeve. Me 42 vota pro dhe 59 kundër, deputetët e mazhorancës kanë kundërshtuar përfundimisht mundësinë për të zhvilluar votimet në muajin qershor. Deputetët e PS-së dje në seancë kanë deklaruar se propozimi i reformatorëve është në kundërshtim me Kushtetutën e Shqipërisë. Sipas Sotir Kokerit, Kushtetuta shprehet qartë se zgjedhjet zhvillohen nga 3 korriku deri më 3 gusht. Ndaj, ai theksoi se kërkesa e PDR-së është antikushtetuese. Në të kundërt me këtë, deputetët e opozitës kanë theksuar se të gjithë qytetarët kanë të drejtën e votimit, ndaj nuk mund të pranohet që zgjedhjet të zhvillohen gjatë muajit të pushimeve. Megjithatë, me vendimin e marrë dje i është dhënë fund mundësisë që Presidenti i Republikës të deklaronte zhvillimin e zgjedhjeve në muajin qershor.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›