PD fillon përzgjedhjen e kandidaturave
11/03/2005 Topi anëtarësimi në forumet e Partisë është element plus
Kryetari i Grupit parlamentar të PD-së, Bamir Topi, tha dje se, tashmë demokratët kanë filluar përzgjedhjen e kandidaturave, që do të garojnë në zgjedhjet parlamentare të këtij viti. Sipas nënkryetarit të PD-së, në vlerësimin e kandidaturave nuk është parë si kusht i domosdoshëm vjetërsia që ata kanë si anëtarë të partisë. "Natyrisht që ka filluar përzgjedhja e kandidaturave për garën e ardhshme elektorale dhe ky është një proces në vazhdim", tha Topi. Sipas tij, në përzgjedhjen e kandidaturave do të shikohen në radhë të parë vlerat dhe cilësitë e kandidatit si dhe integriteti moral i tij. Për sa i përket vjetërsisë, apo karrierës politike, ato do të ishin një element plus, por jo vendimtar në përzgjedhje. "Kur kemi parasysh vjetërsinë në parti, nuk duhet të jemi kategorikë. Kjo do të thotë që do të merret në konsideratë edhe vjetërsia, por nuk do të merret vetëm ajo, pasi ka dhe elementë të tjerë që kompletojnë një kandidat për të qenë pjesë e legjislativit, çka do të thotë që, së pari, do të merren në konsideratë integriteti moral i deputetit, sfondi personal dhe karriera pranë PD do të ishte një element plus", tha Topi. Vetëm pak ditë më parë sekretari i Përgjithshëm i PD-së kur foli për kriteret e përzgjedhjes tha se kriteri i vjetërsisë në parti nuk do të kushtëzonte në përzgjedhjen e kandidaturave për deputet. Heqja e kriterit të anëtarësimit do t'i hapë rrugën anëtarëve të Komitetit të Orientimit të Politikave për të kandiduar nën siglën e PD-së. Gjithsesi, mundësia e kandidimit të anëtarëve të KOP, mund të bëhet temë debati dhe xhelozie në bazën e partisë, të cilët e shohin ardhjen e PD-së në pushtet si shpërblim për vitet e gjata të militimit të tyre pranë kësaj partie.