E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ligji i shtypit, fut në sherr Ulqinin dhe Lesin

11/03/2005  Kuvendi nuk ka votuar dje draftin, që ka gjashtë muaj në diskutim

Anëtarët e Komisionit parlamentar të Mediave, Nikollë Lesi dhe Musa Ulqini, kanë debatuar me replika të ashpra dje gjatë diskutimit për ligjin mbi shtypin. Shkak ka qenë deklarata e Ulqinit se drafti, i cili ka disa muaj që po shqyrtohet, nuk do të kalojë në seancë plenare, por do të shtyhet. Madje, duke replikuar me deputetët Erion Braçe dhe Nikollë Lesi, Ulqini tha se disa deputetë kolegë të tij minorenë janë duke përdorur mediat pro tyre si armë pa leje. Një deklaratë e tillë ka hasur kundërshtimin e Lesit, i cili është shprehur se janë disa deputetë që hanë darka në Hotel Sheraton me pronarë mediash të interesuara për të mos u miratuar ligji, që kërkojnë shtyrjen e tij. Lesi është shprehur se drafti nuk kalon për t'u votuar qëllimisht në seancë plenare. Madje, në përfundim të seancës, ai ka theksuar se Ulqini është një "lavatriçe e Fatos Nanos".

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›