PD-PS po monopolizojnë politikën në vend
11/03/2005 LZHK letër Kongresit Amerikan
Deputetët e Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi dhe Eqerem Spahia, gjatë një vizite të zhvilluar në SHBA, kanë shprehur shqetësimet e tyre, në lidhje me situatën parazgjedhore në vend, si dhe mbi mundësinë e manipulimit të zgjedhjeve nga dy partitë kryesore në vend, Partia Socialiste dhe ajo Demokratike. Në takimin me këshilltarin e Komisionit për Bashkëpunimin dhe Sigurinë në Evropë në Kongresin amerikan, z.Robert Hand, deputetët Shehi dhe Spahia i shpjeguan zotit Hand se LZHK-ja është një forcë e re opozitare gjithëpërfshirëse dhe mbarëkombëtare, e cila do të luajë rol vendimtar për ardhjen e opozitës në pushtet. Në këtë vizitë, deputetët e LZHK-së kanë depozituar edhe një letër pranë Kongresit Amerikan dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku shpjegonin shqetësimet e tyre në lidhje me zgjedhjet e ardhshme.
Letra
Në një letër të depozituar pranë Departamentit amerikan dhe Kongresit të SHBA-së, deputetët e LZHK-së, Dashamir Shehi dhe Eqerem Spahia, shprehin shqetësim e tyre në lidhje me zgjedhjet e ardhshme parlamentare, ndërsa akuzojnë drejtuesit e dy partive kryesore në vend, PD dhe PS për monopolizimin e politikës dhe mundësi për manipulimin e zgjedhjeve. “Zgjedhjet e ardhshme parlamentare janë më të rëndësishme qysh prej vitit 1992, ku me anë të votave është ngritur qeveria e parë jokomuniste. Së pari, në këto 13 vjet politika shqiptare është monopolizuar nga dy parti, ajo socialiste dhe demokratike, të cilët po sulmojnë Lëvizjen pë Zhvillim Kombëtar. Së dyti, shqiptarët dhe komunitetit ndërkombëtar kanë shprehur shqetësimet e tyre në lidhje me pamundësinë e zhvillimit të një procesi zgjedhor të lirë dhe të ndershëm”, theksohet në letrën e deputetëve Shehi dhe Spahia. Sipas saj, procesi i ardhshëm zgjedhor është shansi më i mirë për Shqipërinë për të patur një qeveri, e cila do të luftojë seriozisht korrupsionin dhe do të punojë për zbatimin e ligjit. Në letrën e depozituar në Kongresin amerikan, deputetët Shehi dhe Spahia shprehin shqetësimet e tyre në lidhje me miratimin e kodit të ri zgjedhor vetëm me votat e dy partive më të mëdha parlamentare. Miratimi i këtij kodi ka bërë që Lëvizja për Zhvillim Kombëtar të mos ketë komisionerë të sajët në Komisionet Zgjedhore Zonale, çka i jep mundësi zotit Nano dhe zotit Berisha të kontrollojë rezultatin zgjedhor. Në këtë situatë, LZHK ka kërkuar ndihmën e komunitetit ndërkombëtar për të bërë të mundur pjesëmarrjen e komisionerëve në KZZ. Duke kritikuar qeverinë e Kyeministrit Nano, në letër theksohet se ajo bën deklarata mbi ndërtimin e një sistemi demokratik të vërtetë liberal, por në të vërtetë është ndërtuar një sistem kapitalist i ngjashëm me atë të ish-presidentit Kuchma, në Ukrainë. Sipas letrës, shumica e votuesve shqiptarë nuk do t'i japin mbështetje qeverisë së Kryeministrit Nano, por pyetja që shtrohet është se për cilin do të votojnë shqiptarët? Një alternativë është Partia Demokratike, e cila u rrëzua në vitin 1997 pas krizës politike dhe financiare që përfshiu vendin. “Ne mendojmë se shumë votues moderatorë shqiptarë dhe komuniteti ndërkombëtar nuk ndjehen komodë me një qeveri, e cila do të përbëhet vetëm nga partia e zotit Berisha”, theksohet në letër. Më tej, deputetët e LZHK, duke sqaruar mënyrën e ngritjes së lëvizjes, shprehen se ajo është një nismë e ngjashme me atë të mbretit të Bullgarisë, ndërsa në të Leka I ka mbledhur disa parti të vogla të qendrës së djathtë. “Që nga momenti që është ngritur Lëvizja, është rritur në mënyrë sinjifikative dhe ajo tani ka në plan të kandidojë në zgjedhjet e ardhshme parlamentare me kandidatë seriozë, në të gjitha zonat elektorale. Aktualisht, kjo Lëvizje ka në Kuvend një grup parlamentar të përbërë nga tetë deputetë. Objektivi i lëvizjes sonë është të fitojë një numër të konsiderueshëm vendesh në Kuvend dhe ka ftuar zotin Berisha të bëjë një koalicion qeveritar”, theksohet në letër. Sipas saj, koalicioni do të arrihet vetëm nëse qeveria e ardhshme, e dalë nga zgjedhjet parlamentare, do të plotësojë disa kushte, të cilat lidhen me zbatimin e ligjit, thellimin dhe zhvillimin e reformave integruese, zgjidhjen e çështjes së pronave etj.
Kushtet e Bashkëpunimit
1 – Qeveria e re duhet të punojë shumë për implementimin dhe zbatimin e ligjit në Shqipëri dhe kjo të mos mbetet në dorë të një lideri autoritar.
2 – Qeveria e re duhet thellojë luftën me korrupsionin dhe të luftojë këtë fenomen pa kompromis.
3 – Qeveria e re duhet të gjejë një zgjidhje për ankesat e ish-pronarëve, për pronat e tyre që janë sekuestruar nga qeveria komuniste pas luftës së dytë botërore.
4 – Qeveria e re do të bashkpunojë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët udhëheqin koalicionin anti-terror, si dhe nuk do të lejojë penetrimin e organizatave fondamentaliste në veprojnë në Shqipëri.
5 –Qeveria e re duhet të punojë fort përsa i takon realizimit të reformave integruese në NATO dhe Bashkimin Evropian, në mënyrë që vendi ynë të integrohet në këto organizma.
6 – Qeveria e re do të kërkojë zbatimin dhe implementimin e marrveshjes së OHRIT në Maqedoni dhe duhet të punojë për arritjen e pavarësisë së Kosovës, ku shqiptrët dhe serbët duhet të jetojnë në paqe.