“Arratiset” nga shtëpia,aksidentohet për vdekje
23/03/2005 Vdes 66-vjeçari i sëmurë
BALLSH – Ishte zhdukur nga shtëpia prej tri ditësh dhe aksidentohet për vdekje në mes të qytetit të Ballshit. Familjarët, që identifikuan të afërmin, bënë të ditur se ai ishte i sëmurë dhe se prej kohësh vuante nga depresioni.
Një tjetër aksident ka ndodhur në Qarkun e Fierit. Mbrëmjen e së hënës, sipas burimeve të policisë lokale, mësohet, kësaj radhe në rrethin e Mallkastrës, pikërisht në qendër të qytetit të Ballshit, 100 metra larg ish-hotelit të qytetit, sot Bashkia e qytetit, një person është aksidentuar për vdekje. Burimet nga komisariati i policisë së Ballshit bëjnë të ditur se viktima është 66-vjeçari Nazmi Brahimaj, nga fshati Kashë, i pamartuar dhe sipas deklarimeve të familjarëve ishte në gjendje depresive.
Rreth orës 21.3 të mbrëmjes së hënë, viktima ishte duke lëvizur në qendër të qytetit dhe kur ka dashur të kalojë në anën tjetër të trotuarit, edhe pse ka parë makinën që vinte në drejtim të tij, ka kaluar përmes, duke përfunduar kështu nën rrotat e saj. Drejtuesi i automjetit, 58-vjeçari Kujtim Rrapaj, banor i fshatit Drenovë e Mallkastrës, ka zbritur nga makina dhe e ka çuar 66 vjeçarin në spital, por pa mundur t’i shpëtoj jetën.
Ai ka vdekur pas disa minutave, ndërsa 58-vjeçari Kujtim Rrapaj është shoqëruar për në komisariatin e Ballshit.
Familjarë të viktimës kanë pohuar se Nazmi Brahimaj, nga fshati Kashicë, kishte tri ditë që ishte larguar nga shtëpia dhe familjarë të tij ishin vënë në kërkim. Ai vuante nga depresioni prej shumë kohësh.
Ndërsa policia ka fajësuar viktimën, i cili i ka prerë rrugën papritur mjetit, prej të cilit u aksdentua, duke tentuar të kalojë përmes rrugës në kohën që makina vinte drejt tij.
Aksidnetet automobilistike në Qarkun e Fierit janë të shpeshta edhe për këtë vit nuk kanë munguar edhe viktimat.