Tri muaj i zhdukur nga shtëpia,nuk dihet asgjë për 19-vjeçarin
23/03/2005 Policia, asnjë informacion
FUSHË KRUJË - Gëzim Bajram Maloku, 19 vjeç, nga fshati Larushk, i Fushë Krujës prej mëse 3 muajsh nuk është kthyer pranë familjes. Gëzimi, i cili jetonte në një mjerim të plotë, është larguar nga shtëpia që prej datës 18 dhjetor të vitit të kaluar për të mos u kthyer pranë nënës dhe dy vëllezërve.
Familjarët e Gëzimit tregojnë se ata jetojnë vetëm me të ardhurat e njërit nga vëllezërit, Saimirit, 17 vjeç, i cili merr një pension si i paralizuar prej 3 mijë lekë (të reja) në muaj dhe me 3 mijë lekë (të reja) të tjera, nga pensioni i të atit, i cili ka vdekur dy vjet më parë nga një aksident në superstradë.
Gëzimi, sipas nënës së tij, Havie, 54 vjeçe, nuk duronte dot vuajtjet dhe mjerimin që kishte pllakosur këtë familje. Ditën e zhdukjes, sipas Havies, mësohet se ditën e zhdukjes doli për të kërkuar punë, por nuk u kthye.
“Mendonte të fitonte për të festuar Vitin e Ri, pasi për të ishte i vetmi gëzim në këtë familje që nga vdekja e të atit, ndërsa Gëzimi duhej të mbante mbi shpatulla hallet e tërë familjes në një moshë tepër të re, siç ishte ai. Që prej asaj dite unë, djali i sëmurë, Besmiri 17-vjeçar dhe Klodiani 14-vjeçar, presim kthimin e Gëzimit”, tregon Havia.
Për zdukjen e djalit, sipas rrëfimit të nënës së tij, mësohet se është kërkuar ndihma e policisë së Fushë Krujës, por prej andej nuk kanë marrë ende asnjë përgjigje.
Pa vdekjes së babait të Gëzimit, për familjen kujdesej xhaxhai, Fiqiriu, 55 vjeç, meqenëse edhe familja mbartte probleme ekonomike, por edhe me njërin nga fëmijët dhe gruan e shtëpisë, të dy të sëmurë.
Fiqiriu tregon se dhe ai ka probleme ekonomike, pasi ka 12 fëmijë dhe është e pamundur të bëjë kujdes e të ndihmojë edhe nipërit.