"Të panjohurit", gjoba banorëve të pallatit

23/03/2005 Me leva e tuba hekuri, dy persona u kërkojnë banorëve shuma të konsiderueshme parash
TIRANË- Terrorizohen banorët e pallatit të VIP-ave në bulevardin "Zogu I", vetëm 100 metra larg qendrës së kryeqytetit. Dy të panjohur, të cilët janë dëgjuar të flasin me dialekt verior, shihen herë pas here në kate të ndryshme të këtij pallati 12-katësh dhe vënë gjoba, që variojnë nga 50 deri në 100 mijë lekë. Si mjete terrori ata përdorin leva, tuba hekuri e hekurishte të ndryshme dhe u bëjnë presione qytetarëve për t’u dhënë paratë. Këto momente tronditëse për të gjithë banorët, i thonë vetë ata. Askush nga banorët nuk pranon të identifikohet, pasi ka frikë se viktima e radhës mund të jetë ai. Disa nga funksionarët e policisë u shprehën se nuk kanë informacione për grabitje të këtij lloji, ndërsa për gazetën kanë dëshmuar të paktën katër familje që banojnë në këtë pallat. Si shkak për një zbulim të tillë shërbeu një arrestim i tri ditëve më parë, për të cilin burimet zyrtare të Policisë së Tiranës thanë se, personi i prangosur dispononte një arsenal të vërtetë armësh, ku mes të tjerave përmendeshin një arkë e një çantë me fishekë. Sipas dëshmive të familjeve që banojnë në këtë pallat, para një viti ka qenë hera e parë që grabitësit erdhën dhe u vunë gjoba banorëve. Ata mbanin në duar sende hekuri dhe pas asaj here shkuan në katin e shtatë të pallatit dhe i kërkuan një çifti të moshuarish një sasi prej 50 mijë lekësh të vjetra, duke i terrorizuar. E njëjta gjë, ku viktimë ishte një tjetër çift bashkëshortësh me dy fëmijë të vegjël, ka ndodhur disa ditë më parë, ndërsa uniformat blu të Policisë së Tiranës nuk kishin dijeni.
Arrestimi
Tri ditë më parë, 54-vjeçari Sajmir Petrela, lindur e banues në Tiranë, është prangosur nga uniformat blu të Komisariatit numër 3, pasi akuzohej se kishte shtënë për 15 minuta në ajër me pistoletë në pallat, duke terrorizuar një kushërirë. Në njoftimin zyrtar të policisë përmendej fakti se, ai kishte konsumuar një sasi të konsiderueshme alkooli. Sakaq nga pohimet e fqinjëve, rezulton se Petrela është njeri i rregullt dhe djali i tij vazhdon studimet e larta. Sipas fjalëve të fqinjëve të katit të dhjetë, ku ndodhi ngjarja, 54-vjeçari e kishte kryer këtë veprim për vetëmbrojtje, pasi në derë ishin shfaqur dy "cubat" e përhershëm që kërkojnë para, ndërsa askush nuk e beson se i prangosuri kishte në shtëpinë e tij një arsenal të tillë armësh.