Vrau në Irlandë, tenton kthimin në Shqipëri

23/03/2005 I dënuari me burgim të përjetshëm: ”Më ktheni në Shqipëri të vuaj dënimin atje”
Eduart Kuliçi i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje me dashje, ka tentuar të shfrytëzojë legjislacionin irlandez, në favor të kërkesës për t’u transferuar në një nga burgjet shqiptare.
Transferimi
I cilësuar si një vrasës brutal nga policia irlandeze, shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm në Irlandë, ka filluar aplikimet për t’u transferuar nga qelitë “komode” të burgjeve irlandeze, në ato të tejmbushura dhe me plot probleme në Shqipëri. Nga autoritetet irlandeze të drejtësisë, mësohet se Eduart Kuliçi, 27 vjeç, vrasësi i kamerieres pukjane, Lindita Kukaj, mund t’i “arratiset” vuajtjes së dënimimit në burgjet irlandeze, vetëm disa muaj nga fillimi i vuajtjes së dënimit. Kuliçi u ndëshkua me dënimin kapital nëntorin e shkuar, për vrasjen me dashje të patriotes së tij 23-vjeçare, në dhomën e saj në qytetin Sligo në 2003-shin.
Aplikimi
Burime pranë policisë irlandeze janë shprehur se, vrasësi shqiptar, nëpërmjet avokatëve, ka bërë aplikimin për vuajtjen e dënimit në burgjet shqiptare. Nëse aplikimi do të jetë i suksesshëm, ai do të lirohet për të mbërritur në Shqipëri. Hetuesit e policisë “Gardai”, që hetuan vrasjen e Kukajt, thanë se “Kuliçi ka lidhje me grupet kriminale mafioze shqiptare. Kjo do të bëjë që ai mos të vuaj dënimin e plotë në Shqipëri. Eduart Kuliçi është i pari shqiptar nga pesë shqiptarët e dënuar me burgim të përjetshëm në Britaninë e Madhe, i cili kërkon transferimin në burgjet e tejmbushura shqiptare. Që të kualifikohet për një transferim të tillë, Kuliçit, sipas ligjit irlandez, i duhet të provojë se ai ka lidhje të forta familjare me vendin e origjinës.
Shqetësimi
Një aplikim i tillë nga shqiptari vrasës, ka ngjallur pakënaqësi në ambientet policore të Irlandës.
Një burim është shprehur në lidhje me çështjen se, “sistemi i drejtësisë në Shqipëri është i korruptuar, duke shtuar se policia shqiptare nuk i ka ndihmuar policët irlandezë (Sligo Gardai) gjatë hetimit të vrasjes.
“Nëse Kuliçi do të qëndrojë në Irlandë, ai ka për të vuajtur dënimin deri më një, por në Shqipëri mund të paguaj një bakshish të vogël, duke dalë nga burgu. Nuk duhet lejuar që aplikimi i tij të merret në considerate, pasi një vendim pro tij do ta kthejë atë në një njeri të lirë. Miqtë e shumtë të Linditës do të zhgënjehen shumë, nëse ai ia hedh duke vuajtur vetëm disa muaj burg”, ka përfunduar burimi.
Vrasja makabre në dhomë
Gjatë procesit gjyqësor zhvilluar nëntorin e shkuar, prokurori i çështjes, John O’Kelly, i ka treguar gjykatës detajet e një vrasjeje macabre, siç e ka përshkruar ai. ”Eduart Kuliçi i ka përdredhur qafën Lindita Kukajt, me një forcë të atillë, e cila ka bërë që varsja e mbajtur në qafë nga ajo të ngulej në fyt”. Duke vazhduar më tej, prokurori i tha Gjykatës Qendrore Kriminale irlandeze (Central Criminal Court), e cila për herë të parë u mblodh në qytetin Sligo, se “pas vrasjes, Kuliçi ia tregoi trupin e pajetë të Kukajt shokut të tij, Bashkim Osaj, përpara se të pranonte që ai e kishte vrarë”. Prokurori O’Kelly tha se, “Kuliçi, i cili mohoi akuzat për vrasje më 22 shkurt 2003, udhëtoi për në qytetin Sligo së bashku me Bashkim Osjen, duke përfunduar në darkë në apartamentin e Linditës, e cila punonte si kameriere. Nga atje, ata së bashku shkuan në një pub lokal dhe më pas në një klub nate, ku qëndruan deri në orën tre të mëngjesit”. Policia, mes dëshmive të mbledhura, ka arritur në përfundimin se, Lindita dhe Eduarti, që kanë mbërritur në Irlandë në vitin 2002, kanë patur zënka dhe mosmarrëveshje, duke mos sqaruar nëse mes tyre ekzistonte ndonjë lidhje miqësore apo dashurie. Duke shtuar, prokurori i ka shpjeguar gjykatës faktin se, Lindita pas kthimit nga klubi i natës i ka kërkuar Eduartit që ata të tre të flinin me një dhomë, ose ata të dy në njërën prej dhomave dhe ajo vetëm në një tjetër. Ajo nuk ndjehej mirë, kishte pirë shumë dhe ndjehej e sëkëlldisur. Prokurori ka vijuar duke thënë se, “Kuliçi e çoi atë në dhomën e saj. Ajo donte që ai të largohej dhe ta linte vetëm. Lindita i është drejtuar me fjalët: Mos më prek mua”.
Dëshmitari i shokuar kur pa Linditën e vdekur
Bashkim Osaj, edhe ai i lodhur nga pija pas një nate të gjatë në klubin e natës, e kishte zënë gjumi në dhomën tjetër, duke mosditur se në dhomën përbri Lindita ishte vrarë nga miku i tij. ”Më vonë, gjatë natës, Kuliçi e ka zgjuar atë nga gjumi, duke i thënë se duhej që të niseshin për në Dublin. Më pas, ai i ka thënë atij se “E vrava …”. Kështu e ka përshkruar prokurori momentin e vrasjes, sipas dëshmisë së dhënë nga Osaj në polici. Ndërsa ka shtuar se Osja ishte një gjendje shokuese nga ajo që sapo kishte dëgjuar nga goja e mikut të tij. Po sipas prokurorit O’Kelly, Kuliçi, më pas ka hapur derën e dhomës ku shtrihej Lindita e vdekur pas përdredhjes së qafës, duke ia treguar Osajt. Më pas, ai e ka kërcënuar Bashkimin që mos t’i tregonte policisë lokale “Garda” dhe të ngiste makinën për në Dublin, nga kishin ardhur.Denoncimi i Osajt gozhdoi Kuliçin
Bashkim Osja, i cili dridhej nga vdekja e Linditës, ka bërë ashtu siç është urdhëruar nga shoku i tij vrasës. Por, i frikësuar njëkohësisht i dëshpëruar nga akti kriminal i Eduartit, ka gjetur kurajon që ta denoncojë atë. E ndërsa Kuliçi gjendej në fundin e një dyqani pranë një karburanti pranë qytetit, duke blerë diçka, Osaj i ka thënë shitësit që t’i telefonojë policisë. Liria e vrasësit të shqiptares ka marrë fund vetëm disa minuta pasi ata kanë lënë karburantin. Disa momente më vonë, policia ka mbërritur pas telefonatës së shitësit, duke urdhëruar shoferin që të hapte krahun. Vrasësi është treguar me gisht nga Osaj, nga ku më pas është prangosur. Dërgimi i menjëhershëm në qelitë e paraburgimit, zhveshja e të gjitha rrobave nga trupi i vrasësit, të marra si prova kanë qenë rezultative, njëkohësisht parësore për hetimin e suksesshëm të vrasjes. Pikërisht pas ekspertizës për shenjat e AND-së, në rrobat e tij është konstatuar se në të mbathurat e Eduart Kuliçit janë gjetur njolla gjaku, që i përkisnin të vrarës Lindita Kukaj, duke sugjeruar për një përdhunim përpara vrasjes. Një provë e pakontestushme si kjo, së bashku me dëshminë e Bashkim Osajt, e kanë gozhduar pas hekurave Kuliçin me akuzën për vrasje, duke i parapërcaktuar atij destinacionin e ardhshëm të sigurtë, burgun edhe për shumë vite të tjera.
Shqiptarët e dënuar me burgim përjetë në Britaninë e Madhe
Vaso Aliu nga Vlora
Dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda “Old Baily” në Londër, më 17 shtator 2002 për vrasjen e ish të dashurës holandeze, Margatite Van Campenhout, më 11 janar 2002. Vrasja për motive xhelozie.
Isuf Kryeziu nga Laçi
Dënuar nga Gjykata e Krimeve në Belfast, më 13 janar 2002, për vrasjen e irlandezit Thomas McAuley në Waterford Irlandë, më 13 gusht 2001. Vrasja për motive rivaliteti me viktimën, pasi kishte për të dashur gruan e tij.
Afrim Krasniqi nga Kukësi
Dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda “Old Baily” në Londër, më 20 dhjetor 2003, për vrasjen e menaxherit të hotelit ku banonte “Quadeer Abbas” më 13 shtator 2001. Vrasja për motive zënke midis tyre.
Eduart Kuliçi nga Shkodra
Dënuar nga Gjykata Qendrore e Krimeve në Irlandë, më 4 nëntor 2004, për vrasjen e Lindita Kukajt në qytetin Sligo, më 22 shkurt 2003. Vrasja për motive xhelozie, pasi ajo përqafoi në një klub nate një djalë tjetër.