KSHH, komuniteti rom dhe egjyptian i diskriminuar
23/03/2005 Situata ekonomike e komunitetit rom dhe atij egjyptin në shqipëri vazhdon të jet në gjendje të vështirë. Në këtë përfundim ka dalë Komitetit Shqpitarë i Helsinkit, pasi ka bërë një studim të veçant me rastin e ditës Ndërkombëtare kundër Racizmit dhe Diskriminimit Racial. Sipas këtij përfundimi, megjithse në vendin ton janë bërë hapa para, vlen të përmendet fakti se pjesmarrja e përfaqësuesve të këtyre komuniteteve në zbatimin e strategjive të ndryshme është shumë e ulët. Një pikë mjaft e diskutueshme është arsimimi i fëmijëve të këtyre komuniteteve, formimi profesional dhe punësimi. Nuk mund të flitet për pjesmarrjen e këtyre komuniteteve në shoqëri të hapur. Komunitetet rome dhe egjyptiane janë të paragjykuara në shoqërinë tonë. Ata kategorizohen në shumicën e rasteve si rom/ jevgjit. Komiteti Shqiptar i Helsinikit kërkon nga Qeveria Shqiptare krijimin e kushteve më të mira për këtë kategori. Kërkohet që për përmirësimin e kushteve të jetesës së romëve të hartohet një buxhet i nevojshëm dhe i mjaftueshëm. Duke qenë se viti 2005 është viti evropian i qytetarisë nëpërjet edukimit, qeveria shqiptare dhe strukturat përgjegjëse duhet ë rrisin përpjekjet për arsimimin e fëmijëve rom dhe egjyptian, thuhet në studimin e bërë nga KSHH. Ndërkohë që legjislacioni shqiptar duhet të plotësohet me qëllim që të parandalojë dhe të dënojë çdo llojë diskriminimi direkt ose indirekt që mund tu bëhet personave të veçant.