“Vrasësi 17 thika mbi taksistin,i veçoi edhe kokën nga trupi”

23/03/2005 Shefi i Komisariatit të Fierit, Naun Doko, rrëfen për arrestimin e Neim Beharit
FIER – Plot 17 shenja thike në trup, gjysma e saj e thyer dhe e gjetur e ngulur në trup, si dhe koka e veçuar nga trupi, ka qenë pamja jo e zakonshme, që kanë parë uniformat blu të Fierit, pas informacionit për një të vrarë në afërsi të fshatit Marinëz, mbrëmjen e së dielës.
“Tek e shihja që fliste aq gjakftohtë për vrasjen dhe viktimën e tij, i veshur i tëri në të zeza, më dha përshtypjen e drejtpërdrejtë se ai ishte një vrasës monstër, pavarësisht se më parë nuk kishte kryer asnjë vepër penale të tillë”, është shprehur ekskluzivisht për gazetën “Metropl”, në një intervistë të tj, shefi i Komisariatit të Policisë së Fierit, Naun Doko, pas aksioni të suksesshëm, në krye të të cilit ishte vetë ai dhe që përfundoi me sukses, me prangosjen e Neim Beharit, vrasësit të taksistit Themi Qose, nga Lushnja.
Ju keni qenë në krye të operacionit për kapjen e vrasësit të taksistit nga Lushnja, Neim Behari. Si mundët të identifikonit vrasësin, po të kemi parasysh që ai ishte nga një rreth tjetër dhe pa asnjë lidhje me viktimën?
Këto janë probleme të kriminalistikës dhe hetimit. Mblodhëm çdo të dhënë të mjaftueshme për autorin dhe u vumë në ndjekje të tij. Mund t’u them se ka qenë gjetja e automjetit tip “Benz” të taksistit fatkeq, ajo që na çoi tek autori.
Ku e gjetët makinën?
Makinën e kemi gjetur të hedhur buzë lumit, në Lapardha, mbuluar me ferra dhe shkurre përsipër. Kaq na mjaftoi për të vënë në dorë, një nga armët tona më të forta për identifikimin dhe gjetjen e autorit. Shumë shpejt i vumë emrin maksimalisht të saktë, Neim Behari, 20 vjeç, nga fshati i Lapardhasë, Berat. U vumë në gjurmët e tij, duke krehur krejt zonën ku ai banonte.
Po autorin ku e gjetët?
Strehohej në një shtëpi në ndërtim e sipër, jo më shumë se 1 km larg shtëpisë së tij në Lapardha të Beratit. Kur diktoi forcat tona, iku nëpër një shteg të ngushtë me shkurre dhe driza me vrap, por ne rrethuam vendin. Iu vura pas, dhe pas disa dhjetëra metrave, e kam kapur me duart e mia në një shteg me shkurre, atë vrasës monstër, i cili do më habiste disa minuta më vonë teksa do të rrëfente historinë e krimit.
Bëri rezistencë dhe kishte armë me vete?
Jo armën e ftohtë, thikën, ne e gjetëm të thyer në trupin e taksistit, në vendngjarje në Marinëz. Rezistencë pa armë nuk mund të bënte, por u mjaftua duke ikur me vrap për t’i shpëtuar ndjekjes.
Gjatë pyetjeve të para, dukej i penduar?
Përkundrazi, kishte një fytyrë të ftohtë prej një vrasësi profesionist. ‘Bëra gabim, na tha, që s’përdora doreza gjatë krimit, pa ju nuk do të më kapnit dot. Gjatë gjithë këtyre viteve nuk më ka rastisur të përballem me një person si ai. Tek e shihja që fliste aq gjakftohtë për vrasjen dhe viktimën e tij, i veshur i tëri në të zeza, më dha përshtypjen e drejtpërdrejtë se ai ishte një vrasës-monstër, pavarësisht se më parë nuk kishte kryer asnjë vepër penale të tillë.
Keni pyetur dhe çfarë keni mundur të mësoni për karakterin e tij?
Nga pyetja e të afërmve e të njohurve të tij në fshat, mësuam se a ishte i çuditshëm, vishej vetëm me rroba ushtarake, ose të zeza. Ishte një tip që i pëlqente egërsia, të qenit në aksion, dhe shpesh shfaqte shenja sadiste. Por nuk kishte kryer asnjë vepër penale. Rrinte i veçuar dhe nuk fliste me askënd.
Ka qenë kontigjent policie?
Jo, ai ishte vetëm 20 vjeç.
Sipas jush, duke iu referuar edhe hetimeve paraprake, cili ka qenë motive i vrasjes së taksistit?
Nuk kishte asnjë motiv tjetër veçse grabitjes së makinës. I kishte vënë thikën në fyt taksistit qysh në kthesë të Marinzës dhe e kishte goditur me egërsi 17 herë në bark. E kishte tërhequr zvarrë deri te një kabinë elektrike dhe i kishte ndarë kokën nga trupi. Thika ka qenë e thyer në trup të taksistit. Ishte një skenë makabre.
Ku e kishte gjetur prenë e tij?
Në afërsi të kthesës së Patosit. Taksisti bënte linjën Lushnjë-Fier-Patos-Berat. E kishte faturuar taksinë që të ishte vetëm me shoferin dhe i kishte kërkuar atij ta çonte në Roskovec. Aty më pas kishte filluar drama e shoferit taksist.
Në derën e shtëpisë, njolla gjaku
Një shpend i therur, për të larguar ogurin e zi
Mëngjesin e së dielës, Themi Qose ka dalë shumë i qetë nga dera e shtëpisë së tij, pa e menduar ndoshta as edhe një çast se nuk do të kthehej më me “këmbët” e tij. Viktima Themi Qose, 55 vjeç, babai i tre fëmijëve, banonte në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjës. Familja e viktimës përbëhet nga bashkëshortja e tij, Lina, djali Eraldi, i cili ka një vit që ka mbaruar gjimnazin dhe aktualisht nuk është në marrëdhënie pune, Laureta, e cila është e martuar dhe jeton në Angli së bashku me familjen e saj të re, si dhe Ira, e cila vazhdon të frekuentojë vitin e parë të gjimnazit. Banesa e tyre modeste gjendet në katin e parë të një pallati katërkatësh. Në hyrje të derës shihej qartë gjaku i një shpendi, i cili në këto raste theret për të larguar fatin e zi, apo ogurin e keq, që ka prekur këtë familje.
Edhe pse mort, në shtëpi nuk kishte njeri dhe dera ishte e kyçur. Nga fqinjët mësohet se familja Qose kishte rreth 7 vjet që ishte vendosur në këtë banesë dhe se ishte një familje që jetonte me djersën e ballit me ato pak të holla që mundoheshin të fitonin. Prej tre ditësh, të gjithë familjarët kishin shkuar për të kryer ritet mortore në fshatin e lindjes së viktimës, në Këmishtaj të rrethit të Lushnjës.