Kapet prostituta në Bregun e Lumit

23/03/2005 Pazari ishte lënë për 30 mijë lekë. Familja e varfër pranonte aktivitetin e saj
TIRANË- Për 30 mijë lekë të vjetra një 18-vjeçare me origjinë nga Peshkopia ushtronte aktivitetin e prostitutës në një nga motelet e Bregut të Lumit në Tiranë, ndërsa dje është arrestuar nga agjentët e antitrafiqeve. Në lënien e pazareve merrte pjesë edhe familja e 18-vjeçares, e cila ndodhej në një gjendje tepër të vështirë financiare. Burimet zyrtare të Policisë së Tiranës, thanë se pas disa informacioneve të mbërritura në rrugë operative, është arritur të vihet nën pranga Rolanda Tetuli, 18 vjeçe, lindur në Peshkopi dhe banuese në Tiranë, ndërsa ndaj pronarit të motelit nuk është marrë asnjë masë, pasi vetë adoleshentja ka pohuar se e ushtronte këtë aktivitet me dëshirën e saj, pasi kishte motra e vëllezër për të ushqyer me këtë zanat. Nga burime të antitrafiqeve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, mësohet se edhe pse e arrestuara, e cila ka konsumuar veprën penale të parashikuar nga neni 113 i Kodil Penal, tashmë ka dhënë deklaratën e saj para inspektorëve dhe agjentëve të antitrafiqeve, është duke u hetuar për mundësinë e implikimit të femrave të tjera në aktivitetin e prostitucionit në lagjen e Bregut të Lumit. Klientela e Tetulit, sipas ekspertëve, ishte e një shtrese të varfër e mesatare, ndërsa ajo nuk e përfitonte të gjithë shumën e përcaktuar, pasi linte një pjesë të saj në xhepin e pronarit të motelit.
Familjarët
Menjëherë pas arrestimit të vajzës së tyre, prindërit dhe të afërmit e tjerë të 18-vjeçares, Rolanda Tetuli, janë paraqitur në dyert e Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ku kanë kërkuar informacione të mëtejshme rreth prangosjes së vajzës, pasi ata e pranonin një gjë të tillë dhe kjo nuk përbënte ndonjë problem për ta, pasi i mbante me bukë. Burime pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës bënë të ditur se, atyre iu është lejuar një takim i shkurtër me 18-vjeçaren, ndërsa ditët në vijim ajo do të gjykohet nga Gjykata e Tiranës për veprën penale që ka konsumuar.
Precedentët
Mes dhjetëra të arrestuarave për ushtrim prostitucioni përmendet rasti i dy javëve më parë, ku u prangosën një prostitutë dhe tutorja e saj, e cila e strehonte në shtëpi. Rasti më flagrant i përket atij të rreth një viti më parë, ku u zbulua një shtëpi publike në zemër të Liqenit Artificial. Ekspertët e Komisariatit numër 2 vunë në pranga 4 prostituta dhe tutorët e tyre, që ushtronin aktivitetin e paligjshëm në një nga tunelet pranë teatrit veror. R.H., E.I., E.T. dhe M.A., ishin vajzat e shfrytëzuara nga tutori Gentian Xhepa dhe Skënder Tufa, pronar i lokalit përbri galerive, ndërsa herë pas here janë arrestuar prostituta dhe tutorë në disa pika të kryeqytetit.