Arratiset nje i denuar nga burgu 313 ne Tirane policia vihet ne kerkim
TIRAN- Nje i denuar eshte arratisur nga burgu 313 ne Tirane. Ende nuk ka nje deklarate zyrtare te policise lidhur me ngjarjen ne fjale dhe as nje piste rreth arratise se te denuarit.
Ajo qe dihet me siguri eshte se i denuari ka mundur ti shpetoje kontrollit dhe eshte larguar.
Sipas te dhenave te para ende te pakonfirmuara ne rruge zyrtare flitet se nga burgu ka shpetuar Ajet Marku denuar per vjedhjen e nje filiali banke ne Tirane ne afersi te bulevardit Zogu I.
Pritet qe drejtoria e Burgjeve ose policia te dalin me nje reagim zyrtar per ngjarjen ne fjale.