E Diel, 1 Nëntor 2026

Arratisja e Petraq Dhoskës

02/02/2005  FIER - Petraq Dhosko, ish-drejtori i Përgjithshëm i SERVKOM, u gjykua dhe u dënua dje në mungesë. Jo më larg se 6 muaj më parë, ai u largua nga Shqipëria, në drejtim të Kanadasë, megjithse deri në kohën e arratisjes ai ishte në proces gjyqësor prej mëse një viti. Paradoski i largimit të Dhoskës, qëndron se ai ka shkuar në Kanada pas fitimit të aplikimit për të emigruar në këtë vend, ndërkohë që ngelet e dyshimtë si ai siguroi një dokument, i cili të vërtetonte se nuk ishte në ndjekje penale dhe kjo t’i siguronte ikjen, qoftë edhe nëpërmjet një aplikimi të zakonshëm.

Burime të Prokurorisë së Rrethit të Fierit, bëjnë të ditur se Petraq Dhoska ndiqej në gjendje të lirë, pasi nuk konsiderohej njeri i rrezikshëm.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›