Jepen dënimet për Servkom

02/02/2005 .
Petraq Dhroska merr 5 vjet, por është në Kanada; Muharrem Velaj 3 vjet me kusht
Skandali me tenderat, dënohen dy drejtorët
FIER – Ka përfunduar dje në Gjykatën e Shkallës së Parë të Fierit, gjykimi ndaj drejtuesve të kompanisë SERVKOM, të akuzuar për “shpërdorim detyre në bashkëpunim” dhe “shkelje të barzisë për pjesëmarrësit në tendera në bashkëpunim”. Në përfundim, trupi gjykues, i kryesuar nga Adelina Zarka, dënoi ish-drejtorin e Përgjithshëm të SERVKOM, Petraq Dhoska, me 5 vjet burg, 3 vjet me kusht është dënuar ish-drejtori teknik i kësaj kompanie Muharrem Velaj, si dhe i është dhënë pafajësia drejtores teknike, Nikoleta Nikolla.
Fondi
Gjatë shqyrtimit gjyqësor të kësaj çështjeje penale të përfaqësuar nga prokurori Arben Nela, u provua se SERVKOM është krijuar në vitin 1999 dhe ka si aksionere të vetme shoqërinë kontrolluese A.P.C. Objekt i veprimtarisë së kësaj kompanie ka qenë zhvillimin e shërbimeve mbështetëse, si shërbimet gjeofizike, sizmike, shpim pusesh, mirëmbajtje mekanike të pjesëve të ndryshme etj.
Mbi bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave, nr.485, datë 21.10.1999, kësaj shoqërie i është miratuar dhënia e një fondi grant nga qeveria japoneze prej 200 milionë jen japonez me objekt "Mbështetje financiare të A.P.C për blerje gazoili". Për këtë fond të dhënë është mabjtur edhe një aktmarrëveshje ndërmjet Ministrisë së Financave si akorduese e fondit, Ministrisë së Ekonomisë dhe Privatizimit si dhe përdorueses së fondit, shoqërisë A.P.C. Kjo e fundit, si zotëruese e fondit, i akordoi shoqërisë SERVKOM, Fier, për nevojat e saj një fond prej 28 milionë lekë me objekt. "Blerje tubo çeliku & Karboksil Metil Celuloze (K.M.C.)", fond i cili, sipas marrëveshjes së lidhur mes A.P.C. dhe SERVKOM duhej të kthehej brenda datës 30.11.2001. Me këtë fond, SERVKOM zhvilloi dy procedura prokurimi për blerjen e artikujve K.M.C. dhe tubo çeliku.
Abuzimi
I pandehuri Petraq Dhoska, me detyrën e drejtorit të Përgjithshëm të Servkomit, ka kërkuar që për blerjen e 15 tonë K.M.C., me vlerë 15.725.500 lekë, të përdorej procedurë prokurimi i drejtpërdrejtë, duke argumentuar se është testuar tregu i brendshëm dhe i jashtëm dhe janë siguruar disa oferta.
Gjatë shqyrtimit të dosjes së blerjes, rezulton se në këtë dosje ndodhen oferta e kompanisë gjermane e datës 07.07.2001, e cila ka afruar KMC me çmim 7055 euro/toni, oferta e kompanisë turke datë 11.07.2001 me çmim 6900 euro/toni, oferta e kompanisë greke e datës 17.07.2001 me çmim 6850 euro/toni si dhe nga tregu i brendshëm është siguruar oferta nga NFIM, Elbasan, më datën 19.06.2001 me çmim 1048 lekë/kg për një sasi 25 tonë. Në bazë të këtyre ofertave, drejtoria ekzekutive e SERVKOM, e përbërë prej të pandehurve Petraq Dhoska, ish-drejtori i Përgjithshëm dhe të pandehurit Muharrem Velaj, ish-drejtor teknik, kanë vendosur në kundërshtim me ligjin, të shpallin fitues nëpërmjet prokurimit të drejtpërdrejtë, NFIM, Elbasan, bashkë edhe me çimin e ofruar prej saj, 1048.2, lekë/kg. Gjatë shqyrtimit gjyqësor doli se e pandehura tjetër Nikoleta Nikolla nuk ka qenë e pranishme në mbledhjen ku është vendosur blerja e K.M.C., dhe e tubove të çelikut. Si pasojë e këtij tenderi, mësohet se SERVKOM i është shkaktuar një dëm prej 13.243.565 lekë (të reja).
200 milionë jen
granti japones për A.P.C
28 milionë lekë
fondi i akorduar nga A.P.C.
13 milionë lekë
afërsisht dëmi i shkaktuar