Sindikata, e para që denoncoi Servkom
02/02/2005 Në shtator të vitit 2002
FIER - Sindikalistët e naftës, ishin të parët që publikisht, në shtator të vitit 2002, denoncuan ish-drejtorin e SERVKOM, Petraq Dhoska, ish-drejtoren ekonomike Nikoleta Nikolla dhe ish-drejtorin teknik Muharrem Velaj. Sindikalistët akuzuan edhe kreun e A.P.C., në Tiranë, Kastriot Bejtja, sepse, sipas tyre, vjedhje dhe më të mëdha janë bërë në kompanitë e tjera “Albpetrol” dhe “Armo”.
Krahas abuzimit, për të cilin dje Gjykata e Shkallës së Parë e Fierit, vendosi dënimin e ish-drejtuesve të SERVKOM, sindikalistët denoncuan edhe shkatërrimin e 70 sondave të shpimit me gjitha aksesorë, “zhdukjen” e 7 vagonave të trenit në stacionin e Fierit, që u ngarkuan me sonda dhe nuk dihet nga shkuan. Sindikalistët akuzuan drejtpërsëdrejti edhe vjedhjen e 75 daltave të shpimit në magazinën e Sarandës, me vlerë 4.5 milionë lekë, vjedhjet e preventorëve kameron, me vlerë 300 mijë USD, vjedhjet e profileve llamarine 6m X 2.5 m X 0.1m të vjedhura në mes të ditës me vinça, blerje tubosh naftësjellësi, me vlerë 127 lekë për kg nga 290 tonë që ishin në fakt, abuzime në telefona 370 lekë për çdo muaj etj.