Arratisja e tretë e Dajtit, pistoletën në kokë policit

23/03/2005 I shpëton postbllokut për të dytën herë brenda tri ditëve
TIRANË – Ikën përsëri, nuk bie në pranga, postblloku nuk arrin ta ndalojë, pasi identifikimi është bërë jo në kohën e duhur. Ka arritur t'i shpëtojë përsëri arrestimit të dytë. Burime të besueshme nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se, Dritan Dajti është bërë përsëri i "gjallë".
Ndalimi
Tri ditë më parë, Dajti ka arritur të thyej përsëri një postbllok të policisë rrugore të Durrësit. Sipas burimeve nga policia, Dajti ka qenë në një makinë me targa të huaja, duke udhëtuar në autostradë. Në moment policia e ka ndaluar. Me syze të errëta dhe me një veshje "firmato", tashmë i shumëkërkuari, fillimisht është treguar i "edukuar". Ka ndaluar. Më pas, kur është njohur nga polici i qarkullimit, ka përdorur metodën e vet të kalimit. Tepër kofidenciale, por e besueshme, policia pohon se, Dajti i ka drejtuar pistoletën policit, duke i thënë "mos e hap gojën se ndryshe të hodha trutë në erë". Pas këtij veprimi, i dënuari me 20 vjet burg është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.
Ndjekja
Policia është vënë në ndjekje, por pa mundur të bjerë në gjurmët e tij. Ngjarja ka ndodhur ditën e hënë, në orët e para të mëngjesit. Tashmë policia beson se ka bërë identifikimin e vendit, ku qëndron i fshehur Dritan Dajti. Deri tani flitej se ai ishte larguar për në Gjermani, por vetëm pak ditë më parë u shfaq së bashku me Emiljano Shullazin dhe disa shokë të tjerë në një makinë me targa të huaja. Dyshohet se Dritan Dajti së bashku me Shullazin të jenë të implikuar në disa ngjarje ende të pazbuluara në Tiranë.
I dënuar
Thuhet se Shullazi është shok i ngushtë i Dritan Dajtit. Në makinë u gjetën katër pistoleta në gjendje të rregullt teknike. Dritan Dajti është person i kërkuar nga drejësia. Figuron i dënuar me 25 vite burg për akuzën e vrasjes së një biznesmeni, ndërsa vazhdon të gjykohet për veprën penale të largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit. Dajti është personi që ka realizuar arratisjen spektakolare nga dhomat e izolimit të gjykatës, ku ishte në pritje të rifillimit të shqyrtimit gjyqësor. Për të bërë këtë arratisje është ndihmuar nga shokët e tij "besnikë", të cilët e pajisën me një pistoletë tip "beret".
Ikja nga makina e të kërkuarve
Në autoveturën me targa të huaja, ku u arrestuan një italian, një biznesmen dhe Emiljano Shullazi, ka qenë edhe Dritan Dajti, i cili më 17 nëntor të vitit 2003, u arratis nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë. Duket se edhe këtë herë ai i ka lënë në baltë agjentët e policisë, duke u shpëtuar prangave. Tre nga personat që ndosheshin në autoveturën me targa të huaja AT 347 XV kanë mundur të largohen me shpejtësi, ndërsa policia i ka ndaluar. Vetëm njëri prej të arratisurve është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerët ende nuk janë kapur, thonë burimet e policisë së Durrësit. Gjatë ndjekjes, agjentët e policisë kanë arritur të identifikojnë njërin prej të arratisurve, që thuhet se ishte Dritan Dajti. Ndërsa tjetri mendohet të jetë një prej pinjollëve të fisit Borova. Dritan Dajti u largua në mënyrë spektakolare nga dhoma e izolimit e Gjykatës së Tiranës, më 17 nëntor 2003, vetëm pak minuta para se të fillonte seanca kundër tij. Nga hetimi rezultoi se gjithçka ishte e planifikuar. Dajti arriti të marrë një pistoletë në banjon e gjykatës, ku mendohet se ishte vendosur më parë nga miqtë e tij. Me këtë pistoletë, ai iu drejtua policëve të togës, që kishin për detyrë ta ruanin dhe qëlloi disa herë në ajër. Por nuk ngurroi që pistoletën t'ia drejtonte edhe prokurorit, që në ato momente po bëhej gati për t’u futur në sallën e gjyqit. Dajti u arratis me pranga në duar. Doli nga dera kryesore e gjykatës dhe, ndonëse u rrëzua një herë, policia nuk mundi ta neutralizojë. Ai hipi në një motor që drejtohej nga një person tjetër, i cili e priste para portës së rrethimit të gjykatës. Motori u largua drejt Drejtorisë së Policisë së Tiranës duke humbur gjurmët, ndërsa një person tjetër, ende i paidentifikuar, qëlloi disa herë me pistoletë në ajër në anën tjetër të rrugës, me qëllim tërheqjen e vëmendjes së policisë. Dajti është dënuar me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale të vrasjes. Ai po gjykohet edhe për veprën penale të largimit nga vendi i vuajtjes së dënimit.
Dënimi për vrasjen e biznesmenit Agim Beqja
Akuza ka kërkuar dënimin me 25 vjet për Dajtin, pasi ishte marrë i pandehur për vrasje me paramendim. Bëhet fjalë për vrasjen e biznesmenit Agim Beqja. Trupi gjykues e deklaroi fajtor të pandehurin Dajti për akuzën e mësipërme. Për Dajtin, sipas gjykatës, rëndon edhe fakti i largimit të tij nga dhomat e izolimit të gjykatës, në nëntor të vitit të kaluar. Po kështu, një fakt tjetër rëndues është edhe urdhërimi i shtetasit Skënder Kulla prej tij, për të vrarë bashkëshorten e biznesmenit të vrarë. I pandehuri Dajti është arrestuar dhe akuzuar për vrasje me paramendim të biznesmenit, Agim Beqja, gati katër vjet më parë. Për këtë vepër penale, ai u dënua një herë dhe dosja rikthehet për gjykim, pas një dëshmie të dhënë nga bashkëshortja e Beqes, Liljana.