Shullazi: Nga konfliktet familjare, ndërrova emër

23/03/2005 Gjykata vendos burg pa afat për dy të ndaluarit
Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit ka vendosur dje të lërë nën masën e sigurisë “burg pa afat”, Landi Bacin dhe Emiliano Shullazin. Në vlerësimin e masës së sigurisë, e cila është shoqëruar me praninë e forcave të shumta të policisë në mjediset e gjykatës, trupi gjykues i kryesuar nga gjyqtare Shpëtime Pitaku, ka lënë në fuqi kërkesën e prokurorit të çështjes, Madrid Kullolli. Prokuroria e Durrësit, përmes Kullollit, ka akuzuar të ndaluarin Landi Baci për “moskallëzim krimi”, ndërsa mbi Emiliano Shullazin, i cili në momentin e arrestimit nga policia e Durrësit ka përdorur emër të rremë, rëndon akuza e “armëmbajtjes pa leje” dhe e “moskallëzimit të krimit”, parashikuar në nenin 278 KP. Megjithëse avokati i dy të ndaluarve, Ilia Ilia, e ka vlerësuar të padrejtë masën e sigurisë ndaj klientëve të tyre, duke kërkuar veçanërisht për Bacin masën e detyrimit për paraqitje, gjyqtarja Pitaku ka lënë në qeli të arrestuarit. Pavarësisht akuzave të djeshme ndaj dy të arrestuarve, burime të Prokurorisë së Rrethit të Durrësit kanë bërë të ditur se, nuk përjashtohet mundësia që në seancat e tjera, Prokuroria të vijë në gjykatë me të tjera akuza, duke përmendur kryesisht emrin e të ndaluarit Emiliano Shullazi.
Dëshmia e të arrestuarit dje në gjykatë në seancën e masës së sigurisë
Edhe i ndaluari i dytë, Emiliano Shullazi, ka mohuar që njëra nga armët e bllokuara nga policia në makinën e Bacit të jetë e tij. Gjithashtu, ai ka deklaruar edhe arsyet që e kanë shtyrë të paraqitej me emër të rremë si dhe njohjen me dy të arratisurit. Para trupit gjykues, Shullazi ka thënë se kishte konflikt me disa
persona në Tiranë dhe, kjo e kishte shtyrë të kërkonte në këshillin e Bashkisë së Tiranës ndërrimin e identitetit, kërkesë e cila nuk ishte miratuar.
Miqtë
Përsa i përket lidhjes me Arlind D. dhe Elidon K., Shullazi ka deklaruar se i kishte njohur një vit më parë me këto emra në Itali dhe se në Tiranë ishin takuar disa herë. Por i ndaluari ka shtuar se nuk kishte më shumë të dhëna për asnjërin dhe se nuk i kishte pyetur asnjëherë për çështje personale, vendbanimin apo edhe çështje të tjera.
Arrestimi
Shmangia e kontrollit në postbllokun e policisë të ngritur në afërsi të Bankës Kombëtare Agrare në Durrës, në hyrje të portit, ka vënë nën pranga shtetasin Landi Baci, banues në Tiranë, Emiliano Shullazin banues në Tiranë dhe italianin Corvino Claudio, ndërsa dy personat e tjerë, Arlind D. dhe Elidon K., kanë mundur t’i shpëtojnë policisë. Pas kontrollit në automjetin me të cilin udhëtonin pesë personat, me targa belge AT 347 XV, pronë e shtetasit Baci, janë gjetur dhe bllokuar katër pistoleta, dy prej të cilave me fishekë në gojë, katër krehër me fishekë dhe një radio ICOM, ku ishin të regjistruara edhe kanale të Policisë së Shtetit. Pas verifikimeve, policia ka deklaruar se pistoleta “Beret” i përkiste Bacit dhe ai e mbante me leje. Ndërsa italiani ka rezultuar për grupin hetimor i paimplikuar, policia ka mbajtur në dhomat e paraburgimit Bacin dhe Shullazin.
Ky i fundit është deklaruar para agjentëve të policisë me emrin Ervin Banaca, por pas verifikimeve të bëra nga policia ka rezultuar se emri i tij i vërtetë ishte Emiliano Shullazi.
Baci: Me tiranasin kisha bërë pazar makinën
I ndaluari nga Durrësi, Landi Baci, ka bërë të ditur para trupit gjykues njohjen me katër personat, që kanë qenë në automjetin e tij në kohën e ndalimit nga policia. Ai ka dëshmuar se është kthyer nga Italia së bashku me italianin Claudio, me të cilin kishin gratë motra. Ata kanë zbritur në Rinas rreth orës 02.20 dhe Baci i ka telefonuar tiranasit Arlind D. të takohen në Durrës. Baci i kishte dhënë makinën e tij tiranasit për ta mbajtur deri në kthimin e tij nga Italia dhe, nëse do i pëlqente çmimi prej 7 mijë euro do t’ia shiste. Por tiranasi Arlind D. nuk e kishte pëlqyer makinën dhe për në Durrës është nisur me shokët e tij Elidon K. dhe Ervin Banaca (Emiliano Shullazi), që të tre nga Tirana për t’ia kthyer makinën. Sipas dëshmisë së Bacit, ata, pasi kanë ngrënë drekë në një lokal në afërsi të shëtitores “Taulantja” të Durrësit, janë nisur për në Tiranë, pasi Baci kishte takim me biznesmenë, ndërsa italiani do të shkonte më pas në Berat për të blerë pllaka granti për aktivitetin e tij në Itali.
Ai ka thënë se nuk i është shmangur policisë, por ka devijuar makinën në postbllok për të liruar trafikun, ndërkohë që ka mohuar se ka pasur dijeni për armët dhe për radion ku ishin regjistruar kanalet e Policisë së Shtetit. Sipas pohimeve të tij, Baci njihte vetëm Arlind D., me të cilin kishte bërë pazar makine, ndërsa dy të tjerët, pra edhe Shullazin, i kishte parë vetëm ditën e ndalimit nga policia. Landi Baci ka thënë se armën e kishte me leje, ndërsa për armët e tjera dhe radion ka thënë se duhet të jenë të dy shtetasve të arratisur.