Ceka paralajmëron largimin nga koalicioni i majtë

23/03/2005 Aleatët e PS konfuz për bashkëpunimin para dhe pas zgjedhjeve
Një tjetër parti e "Koalicionit për Integrim" ka paralajmëruar se, pas zgjedhjeve, mund të kalojë me koalicionin e opozitës aktuale. Partitë e "Koalicionit për Integrim" duket se janë përfshirë nga një konfuzion dhe më i madh, pas paraqitjes së një formule bashkëpunimi në proporcional. Presidenti i Partisë Aleanca Demokratike, Neritan Ceka, i kontaktuar nga "Metropol", është shprehur se partia e tij do të shikojë koalicionet paszgjedhore, në bazë të rezultateve që do të sjellin zgjedhjet e përgjithshme. Ndërkohë, kreu i Partisë Socialdemokrate, Skënder Gjinushi, ka qenë më i qartë në qëndrimin e partisë së tij, në lidhje me bashkëpunimin e mëtjeshëm të "Koalicionit për Integrim". Ai ka vënë theksin për një rifitore të së majtës në këto zgjedhje. Disa ditë më parë, në një deklaratë të Partisë Socialiste, theksohej se kjo parti po harton një skemë bashkëpunimi me aleatët. Sipas zëdhënësit politik të PS, Gjergji Koja, formula synon bashkëpunimin e forcave të majta para dhe pas zgjedhjeve, për të risjellë në pushtet "Aleancën për Shtetin". Por, aktualisht, çdo gjë është në kuadër të deklaratave, pa u konkretizuar me tryeza bashkëpunimi apo marrëveshje paraprake. Kjo gjë ka sjellë dhe një paqartësi të aleatëve të PS-së, në lidhje me zhvillimet e mëtejshme të politikave të partive të tyre.
Ceka
Presidenti i PAD-së, Neritan Ceka, në lidhje me pyetjen nëse PAD do të bashkëpunojë me opozitën, në rast se kjo e fundit vjen në pushtet, tha se "forca e tij politike është e prirur që të jetë në pushtet". Në këtë mënyrë, ai ka lënë të kuptohet se në rast fitoreje të PD-së aktuale, PAD-ja do të negociojë për koalicione qeverisëse me të, duke braktisur socialistët. Megjithatë, Ceka bën të ditur se partia e tij do të punojë që "Koalicioni për Integrim", i kryesuar nga PS-ja, të rifitojë mandatin e tretë qeverisës. Dy ditë më parë, Presidenti i PAD-së ka sulmuar deklaratat e PS-së për hartimin e një bashkëpunimi të forcave të majta, duke e cilësuar si "gjëja më absurde që s'ka të bëjë as me frymën e bashkëpunimit dhe as me garën elektorale", duke e trajtuar "thjesht si një baktaçillëk". Ceka në këtë mënyrë ka kërkuar një qëndrim më serioz të PS-së në lidhje me aleatët e saj. Gjithsesi, PAD-ja do të kandidojë me 100 përafqësuesit e saj në zgjedhjet e përgjithshme, duke synuar që të sigurojë vota partie dhe natyrisht vota kandidati.
Gjinushi
Pas mbledhjes së Kryesisë së PSD-së, Skënder Gjinushi tha se vota e elektoratit shqiptar do të jetë ajo që do të garantojë bashkëpunimin mes PS-së dhe PSD-së. Sipas tij, "në zgjedhjet e përgjithshme mes dy forcave nuk do të ketë përplasje në bazë dhe në fushatë elektorale. Strategjia e përbashkët mes PS-së dhe PSD-së mbetet synimi i përbashkët për rifitore kur duke kuptuar që si socialistët ashtu dhe socialdemokratët e kushdo që deklarohet në të majtë, duhet të vihet në funksion të kësaj rifitoreje". Gjinushi ka theksuar se partia e tij do të luftojë për të siguruar vota në sistemin proporcional për të marrë sa më shumë deputetë. Ndërkohë që me PS-në do të evitohen përplasjet mes kandidatëve të saj dhe PSD-së, pasi, sipas Gjinushit, "nuk duhet të çojmë ujë në mullirin e së djathtës". Formula e paraqitur nuk kushtëzon kandidimin në të 100 zonat elektorale të vendit.