"Arratisja", lirohet drejtori i burgut
Tre muaj pas arrestimit lihet i lirë ish-drejtori i burgut të sigurisë së lartë në Burrel, Eduart Brahilika.
BURREL/ ENVER DOÇI
Prokuroria dhe më pas Gjykata e Rrethit pushuan dje ndaj tij akuzën e shpërdorimit të detyrës, pas arratisjes së dy të dënuarve përjetë. Të burgosurit Fran Marashi dhe Pjetër Lleshi arritën të dilnin nga qelitë në fillim të muajit prill të këtij viti, por ndonëse u kapën pas 20 minutash, 10 drejtues të lartë të burgut provuan prangat. Pas lirimeve të kryera së fundi nga Apeli apo Gjykata e Lartë të disa prej të arrestuarve, dje radha i ka takuar Brahilikës. Vendimi është marrë nga Gjykata e Rrethit Mat, pas pretencës së prokurorit të çështjes, i cili kërkoi lirimin e tij, bazuar mbi "arsye shëndetësore dhe familjare", por burime të brendshme pohojnë se dosja është pushuar tashmë dhe ai nuk ka dalë përgjegjës për arratisjen. Drejtori i burgut të Burrelit është prangosur më 5 prill, pak orë pas arratisjes nga qelitë e burgut të dy të dënuarve të përjetshëm. Nga prokuroria Brahilika u akuzua se nuk kishte raportuar në këtë organ konstatimin e prerjes së qelive e më pas saldimin e tyre, duke i hapur rrugë arratisjes. Bashkë me të u arrestuan dhe 9 zyrtarë të tjerë, drejtues e specialistë të burgut të Burrelit. Por, së fundi Gjykata e Apelit liroi shefat e sigurisë së brendshme dhe të jashtme si dhe një nga gardianët, që ajo gjykoi se nuk ishte fajtor për ngjarjen e rëndë. Gjykata e Lartë liroi tre ditë më parë ish-shefin e policisë, ndërkohë dje Gjykata e Matit vendosi të nxjerrë në liri ish-drejtorin e burgut, Eduart Brahilika. Burime pranë gjykatës pohuan se vendimi erdhi për dy arsye, për shkaqe shëndetësore dhe familjare, duke mos konfirmuar zyrtarisht mbylljen e dosjes. Seleksionimi që iu bë disa prej të arrestuarve vuri në lëvizje jo vetëm organet e drejtësisë, por edhe familjarët e atyre që kishin mbetur ende në qeli. As Gjykata dhe as Prokuroria e Matit nuk sqaruan për publikuan pse arritën në këtë përfundim, por dihet vetëm lënia e lirë e tij. Javën që vjen do të mbërrijnë për gjykim tre nga 4 gardianët e paraburgosur prej datës 5 prill 2008.
Arratisja e të burgosurve
Fran Marashi dhe Pjetër Lleshi, dy të dënuar përjetë për vrasje, u arratisën pasditen e 5 prillit nga qelitë e burgut, duke shfrytëzuar dritaren e prerë të magazinës. Ata u arrestuan 20 minuta më vonë nga policia e Burrelit, pa arritur të realizonin planin. Sipas dëshmisë së dhënë pas arrestimit, ata e kishin ndërmarrë këtë plan pasi nuk kishin gjetur mbështetje te drejtësia, e cila i kishte dënuar në mungesë. Disa herë, Lleshi dhe Marashi thanë se kishin dërguar letra tek drejtuesit e shtetit, por asnjë prej tyre nuk kishte vlerësuar kërkesën për rigjykim.