Tropojë, vodhën e dogjën makinën, 4 në pranga
TROPOJE - Vjedhin makinën e punonjësit të doganës, por më pas i vënë flakën sapo pikasin se po ndiqen nga policia.
Katër të rinj u vunë në pranga mbrëmjen e së hënës, pasi akuzohen për grabitjen e makinës "Benz", në pronësi të Gëzim Bashës, punonjës në pikën kufitare të Qafë-Morinit. Ai e kishte parkuar makinën me targë BC 0027 B, në afërsi të qendrës së qytetit të Bajram Currit, por disa minuta më vonë nuk e ka gjetur më. Sipas policisë, Fatjon Selimi 18 vjeç, Egzon Prendi, 24 vjeç, Almadin Ismailisufaj, 21 vjeç dhe Elton Kuça, 18 vjeç u identifikuan si autorët e vjedhjes së makinës. Ata kanë udhëtuar për rreth 8 km me makinë ne Bashës, por ndjekja e policisë i ka bërë ata ta braktisin pranë fshatit Llugaj. Nga dëshmitë e dhëna ata kanë pohuar se, ishin në gjendje të dehur kur kanë rrëmbyer mjetin.