Tiranë, i kërkuari për vrasje kapet duke vizituar babain në spital
TIRANE - Arrestohet i kërkuari për vrasje i dënuar me 14 vite burg, tek po shkonte për të parë të atin që duhej të operohej nga zemra.
Petrit Azemi, 34 vjeç, banues në Tiranë është arrestuar nga njësia operacionale, ndërsa rezultonte i kërkuar që prej vitit 2002, për një vrasje të kryer në vitin 1999. Azemi, prej dy muajsh jetonte në Tiranë me identitet të rremë dhe dokumente false, ndërsa mësohet se ai është kthyer nga Italia, ku gjithashtu ka qenë i hetuar për një vrasje të një kopshtari shqiptar në këtë vend. Ndërkaq, në Shqipëri Azemi është akuzuar se ka vrarë në vitin 1999, Bujar Haksanën. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e quajtur të vilave gjermane, pas një grindjeje banale mes viktimës dhe të akuzuarit. Pas krimit, familja e Azemit, është shpërngulur me banim nga Qyteti Studenti në afërsi të Xhamllikut. Gjatë kësaj kohe, Azemi, ka qëndruar në Itali dhe Gjermani, për t’iu shmangur arrestimit nga policia Shqiptare. Por edhe në këtë vende ai dyshohet ka qenë aktiv në drejtim të veprimeve kriminale, për shkak se në Itali ka qenë i hetuar për vrasjen e një bashkëkombësi me disa shqiptarë të tjerë. Gjithsesi, për këtë krim, ai është shpallur i pafajshëm. Në këtë kundërt në vitin 2002, ai është dënuar me 14 vite burgim, për vrasjen e vitit 1998. I arrestuari ka qëndruar për ca kohë edhe në Gjermani, ndërsa është kthyer për të jetuar rreth dy muaj më parë. Sapo kjo është marrë vesh, agjentët e vëzhgimit dhe të njësisë operacionale, kanë nisur të këqyrin banesën e tij. Po kështu edhe lëvizjet e të kërkuarit me qëllim kapjen e tij, në një situatë sa më të pafavorshme. Paraditen e djeshme Azemi, ka mbërritur në spitalin ushtarak për të mësuar për të atin dhe ç do të bënin mjekët me të dhe nëse do të operohej. Sapo ai ka hyrë në spital dhe nuk kishte mundësi lëvizjeje agjentët e njësisë operacionale, i kanë vënë prangat. Më vonë i arrestuari ka mësuar se pikërisht dje mjekët kirurgë në Spitalin Ushtarak do të operonin babain e tij. Sapo i janë vënë prangat policia i ka komunikuar Azemit, se ishte i arrestuar për krimin e vitit 1999. Madje për këtë vrasje ai edhe ishte dënuar në vitin 2002 me 14 vite burg nga Gjykata e Tiranës. d.b