Arratisja nga Burreli, vendroja pa polic
Aleksander Ndoja
Gardianet e burgut te sigurise se larte ne Burrel nuk pane arratisjen e dy te denuarve dhe as nuk ishin ata qe dhane alarmin. Nga hetimet e fundit ka rezultuar se vendroja, nga krahu ku iken Fran Marashi dhe Pashk Lleshi, ishte e zbrazur, ndersa ka qene telefonata e nje banori te zones, qe ka sinjalizuar policine per pranine e dy te burgosurve jashte institucionit.
Nje polic nuk eshte paraqitur ne sherbim diten kur ka ndodhur arratisja e dy te denuarve. Neglizhenca e drejtuesve te burgut ka bere qe vendi i tij mbi karakoll te qendroje bosh. Burime nga grupi hetimor bejne te ditur se shkelje te tilla konsiderohen te renda dhe me pasoje mbi personat pergjegjes. Pikerisht nga ajo vendroje mund te dalloheshin Fran Marashi dhe Pashk Lleshi ndersa merrnin arratine, por atje nuk ndodhej askush
TELEFONATA
Ngjarja e bujshme ne burgun e Burrelit do te kishte perfunduar me sukses per te burgosurit, nese disa nga banoret e fshatit Zenisht, nuk do te kishin pikasur dy njerez, te cilet ecnin nxitimthi mes shkurrishtave te ketij fshati, i cili eshte shume prane burgut te njohur te Burrelit. Tashme eshte plotesisht e sigurt se hetuesit kane ne dore faktin se asnje nga policet nuk kane "mundur te pikasin" largimin e dy te denuarve Fran Marashi dhe Pashk Lleshi. Riprangosja e tyre eshte bere fale nje telefonate ne polici, e cila ka vene ne alarm pikesepari policine e rendit dhe me pas policine e burgut. Nje telefonues anonim ka thene permes linjes se celularit se ne afersi te fshatit te tij ka pare dy persona te dyshimte, qe po levizin me shpejtesi ne drejtim te bregut te lumit. Ne njoftimin e metejshem, telefonuesi ka thene se ata qe po largohen duket se jane te arratisur nga burgu, nga menyra e te ecurit dhe te veshjes. Duket se salla operative nuk e ka vene fare ne dyshim telefonaten, dhe ne pak sekonda ka dhene kushtrimin, te cilit i jane pergjigjur shume forca policie, te cilet kane rrethuar te gjithe vendin. Hetuesit po hetojne rreth faktit nese mungesa e nje polici ne njeren prej vendrojave te rendesishme, ne momentin qe ka ndodhur arratisja, ka qene rastesore apo e qellimshme. Sidoqofte, kur per nje arsye apo tjeter mungon nje polic ne sherbim, sipas rregullores se brendshme, ai duhet patjeter te zevendesohet me nje tjeter efektiv, por kjo nuk ka ndodhur.
DOSJA
Tashme po i jepet dora e fundit nje dosje voluminoze, e cila sot pritet te mberrije ne tavolinen e gjyqtareve te Gjykates se Burrelit, per te vendosur ne lidhje me masen e denimit per 10 te ndaluarit e deritashem. Pas kesaj, prokuroria ne te dhenat e rezervuara qe paraqet, ben me dije se do te kete edhe arrestime te tjera ne lidhje me kete ngjarje. Por, pervec pergjegjesise qe mund te kene10 te ndaluarit per kete ngjarje, grupi i posacem hetimor po punon intensivisht per te hetuar nese kjo ngjarje ka qene rastesore apo e mirorganizuar. Por, kur tashme kane dale ne drite fakte te shumta se per kete ngjarje ishte bere nje pergatitje e madhe, jo vetem per prerjen e telave te dritareve te burgut, por edhe per te siguruar heshtjen masive te te gjithe personelit, deri ne momentin kur ata jane alarmuar nga telefonata anonime. Burgu i Burrelit prej kohesh konsiderohet si nje nder institucionet me te sigurta te vuajtjes se denimit. Fale kesaj cilesie jane sjelle ne kete burg dhe te denuar te njohur te bandave me te rrezikshme ne Shqiperi si Zani Caushi, Jaho Salihi, Gaxhai, Dritan Kateshi, Tafili i Shkodres, Lul Caka e te tjere. Ndonese ne nje fare menyre autoritetet e Ministrise se Drejtesise jane mundur qe te jene te rezervuar ne lidhje me pranine e elementeve te rrezikshem ne kete burg, burime te sigurta konfirmojne se brenda tij jetojme afersisht 40 te denuar me rrezikshmeri shume te larte dhe madje me denime te perjetshme.