Burreli, qyteti ku arratia krahasohet me Gerdecin
Ne qytetin e Burrelit, tema e dites eshte tentative e te burgosurve per te dale nga qelite. Burreli eshte vene ne qender te opinionit publik te vendit, por edhe te Policise se Shtetit. Makina plot me police qe kane ardhur nga rrethe te tjera patrullojne pa pushim, jo se ne kete qytet ka nje situate problematike, por edhe per faktin se banoreve dhe te gjithe atyre qe dyshojne ne eficensen e shtetit te marrin mesazhin se cdo gje eshte ne nje situate normale. Ndersa banoret vijojne te jene te trembur me ate qe kane degjuar prej tre ditesh. Selman Alia, i cili ka nje dyqan te vogel ne afersi te burgut, te thote gjithe frike se, nese do te kishte ndodhur te dilnin prej andej plot 75 veta, Burreli do te ishte kthyer ne nje Gerdec te vertete. "Eshte e kuptueshme se te burgosurit, te cilet jane mjaft te rrezikshem, thote ai, pasi te dilnin do te rezistonin qofte edhe me arme, per te mos u kthyer me brenda qelive. Kjo me siguri do te kishte perplasje te madhe mes policise dhe te burgosurve dhe Burrelit ne nje fare menyre do t'i kthehej viti 1997, ku ne kete qytet ne ndryshim me shume qytete ne veri eshte bere nami. Ndersa Fatmir Gjika, i gjendur rastesisht dhe nga kureshtja ne afersi te burgut, i cili eshte pothuajse ne qytet, thote se jemi me fat qe nuk ndodhi nje tragjedi e tille. Per ate, eshte e pa drejte qe gjithe ai staf dhe personel ne kete burg, te jene treguar aq te paafte per te konstatuar punen e gjate qe u jane dashur te burgosurve per te realizuar menyren e daljes nga qelite. Ndersa brenda qelive te Komisariatit te Policise se Burrelit mesohet se gjendja psikologjike e te ndaluarve gjate dy diteve te fundit, eshte mjaft e rende. Pothuajse te gjithe e kane perjetuar shume keq faktin e ndalimit, pasi askush prej tyre thuhet qe nuk e kane parashikuar qe pas nje ngjarjeje te tille te perfundonin ne pranga.