Zani Caushi: Do ta provojme prape
Pjese e hetimit per arratisjen e pritshme te 75 te denuarve jane edhe te burgosurit VIP te ketij burgu. Deklarimet e tyre para hetuesve nuk thone asgje qe mund te ndihmoje per hetimin. Nje burim konfidencial nga grupi i hetimit konfirmojne se te pyeturit nga brenda qelive kane prezantuar nje qendrim ironik ne lidhje me pyetjet e pergatitura nga hetuesit. Madje, njeri prej tyre thuhet te kete thene se detyra jone eshte qe te sigurojme lirine, madje nuk do te reshtim se kerkuari ate, duke perdorur cdo mjet te mundshem. "I forti" i Vlores, Zani Caushi, eshte shprehur ne ato pak minuta te pyetesorit qe i kane vene ne dispozicion, se kot qe na merrni ne pyetje, pasi eshte e ditur se ne kemi per detyre te perpiqemi te dalim prej kendej, ndersa juve keni detyre per te na ruajtur. "Do ta provojme prape, se jemi te izoluar", eshte shprehur "i forti" i lagjes "Cole". Myrteza Caushi, ose Zani, eshte nder "banoret" me te vjeter te Burrelit. Ai eshte denuar per krijim bandash te armatosura, pengmarrje, vrasje me paramendim, armembajtje pa leje etj. Eshte denuar tri here ne Greqi, ndersa gjykata i ka dhene denim maksimal me burgim te perjetshem. Te burgosurit e Burrelit kane "shfryre" pakenaqesite e tyre te drejtuesit e institucionit, duke pretenduar se kushtet mizerable ne ambiente e qeli behen shkak per gjendjen e tyre dhe tentativat e ndermarra nga bashkevuajtes per arratisje. Hapesira ne qeli, ore te zgjatura ajrimi, takime te shpeshta me te afermit dhe ato speciale, kushtet higjienike si dhe ushqim me te mire. Keto kane qene rrefimet e 700 te denuarve para drejtorit te Pergjithshem te Burgjeve, Gazmend Dibra dhe zevendesit te tij, Lulzim Kodra. Te pranishem ne zonen e ajrosjes ishin te gjithe te denuarit VIP, 40 per qind e te cileve vuajne burgun e perjetshem. Mesohet se kane qene te pranishem Zani Caushi, Dritan Kateshi e Lulzim Caka. Ata kane mohuar qe arratisja te ishte kolektive dhe se nje nga dritaret e magazinave ku mbaheshin ushqimet ka qene e demtuar. Burime zyrtare mohuan qe numri i qelive ku ishin sharruar hekurat te ishte i madh dhe qe te kishte nje plan te zgjeruar arratisjeje, porse po vazhdojne kontrollet edhe ne bodrumet e burgut te sigurise se larte ne Burrel. Burgu i Burrelit prej kohesh konsiderohet si nje nder institucionet me te sigurta te vuajtjes se denimit. Fale kesaj cilesie jane sjelle ne kete burg dhe te denuar te njohur te bandave me te rrezikshme ne Shqiperi si Zani Caushi, Jaho Salihi, Gaxhai, Dritan Kateshi, Tafili i Shkodres, Lul Caka e te tjere. Ndonese ne nje fare menyre autoritetet e Ministrise se Drejtesise jane mundur qe te jene te rezervuar ne lidhje me pranine e elementeve te rrezikshem ne kete burg, burime te sigurta konfirmojne se brenda tij jetojme afersisht 40 te denuar me rrezikshmeri shume te larte dhe madje me denime te perjetshme. Referuar disa burimeve te brendshme te ketij burgu, ky numer eshte i papranueshem nga rregullorja, pasi ne nje rast revolte, ata jane shume te rrezikshem dhe neutralizimi i veprimeve te tyre kur jane ne numer te madh eshte mjaft i veshtire. Por nese burgu do te mund te hapej, prania e tyre ne publik mund te kthehet ne nje fatkeqesi me permasa te medha. Mund ta quajme burgu i "te forteve", pasi ne kete institucion vuajne denimin persona te cilet kane denimin maksimal te dhene nga gjykata.
A. Ndoja
A. Ndoja