E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pinari: Arrestimi im, i paligjshem

ARTAN CENA

Drejtori i ndermarrjes shteterore te import-eksportit te armeve, MEICO, Ylli Pinari, kerkon rikthimin ne liri, duke quajtur te paligjshem arrestimin e tij. "Klienti im nuk eshte ushtarak qe te mbaje pergjegjesi per akuzen e ngritur nga prokuroria, shkelje e rregullave te sigurise se lendeve plasese e radioaktive. Pergjegjesia duhet kerkuar diku tjeter, ndersa ai ka qene jashte shtetit dhe eshte vetedorezuar pas ngjarjes". Keshtu eshte shprehur avokati i zyrtarit te Ministrise se Mbrojtjes, i ndaluar per tragjedine e Gerdecit, me 15 mars. Deklarata eshte bere para trupit gjykues ne Gjykaten e Apelit, nga avokati Ardian Leka, nderkohe qe trupi gjykues, i kryesuar nga Edmond Islami, e ka lene ne qeli Pinarin, duke i rrezuar kerkesen. Neser pritet edhe masa e apelimit te bere nga mbrojtja e dy te ndaluarve te tjere, kreut te firmes se demontimit, "Alba Demil", Mihal Delijorgji dhe drejtorit teknik, Dritan Minxholli. Pas perfundimit te mases ne apel, avokati Leka eshte shprehur per gazeten 'KJ" se do te beje rekurs ne Gjykaten e Larte, pasi prokuroria ka shkelur ligjin dhe po mban ne qeli klientin e tij per nje akuze te paqene.

Rrezimi i kerkeses

Gjate seances se djeshme ne sallen e Gjykates se Apelit, ne salle nuk gjendej i akuzuari, Ylli Pinari. Ndersa ka kontestuar masen e Gjykates se Tiranes, avokati i zyrtarit pretendoi kthimin ne liri, pasi akuza ishte e padrejte. Por Gjykata e Shkalles se Dyte ka vendosur qe te lere ne fuqi vendimin e Gjykates se Faktit, e cila kishte vendosur dy jave me pare, qe deri ne perfundim te hetimeve, Ylli Pinari te qendronte ne qeli. Avokati mbrojtes i ish-drejtorit te MEICO, ne nje prononcim per "Koha Jone", ka deklaruar se, "do bejme rekurs ne Gjykaten e Larte, ne lidhje me masen e sigurise". I pyetur ne lidhje me provat qe kishin servirur perfaqesuesit e Prokurorise se Pergjithshme, ai deklaroi se, "provat i di prokuroria". Avokati Ardian Leka deklaroi para trupit gjykues se Pinari nuk perbente rrezikshmeri shoqerore dhe se ishte vetedorezuar ne organet e drejtesise menjehere pas ngjarjes duke bashkepunuar.

MASA E SIGURISE

Nje jave pas caktimit te mases se sigurise nga gjyqtari i Shkalles se Pare, Asim Vokshi, avokatet e apeluan vendimin dhe iu drejtuan nivelit te dyte te gjyqesorit per te revokuar masat e dhena per klientet e tyre. Por, gjate dites se djeshme, Gjykata e Apelit rikonfirmoi edhe nje here caktimin e se njejtes mase sigurie, konkretisht "arrest me burg" per te pandehurin Pinari, duke i lene kohe grupit hetimor per zbardhje te metejshme te hetimeve. Nderkohe qe, pritet te shqyrtohen kerkesat per dy te pandehurit e tjere, Mihal Delijorgji dhe Dritan Minxholli, te akuzuar per te njejten veper penale si Pinari. Avokatet e ish-drejtorit te shoqerise shteterore MECIO kerkuan nje mase me te bute per klientin e tyre, por kjo kerkese eshte kundershtuar nga perfaqesuesja e akuzes, Thelleza Ago, e cila parashtroi argumentet e tij pse nuk duhej revokuar masa e arrestit me burg. "Klienti yne nuk mund te gjykohet per nje akuze ushtarake, pasi ai eshte nje person civil", ka argumentuar avokati Leka, por kerkesa e tij nuk eshte marre parasysh edhe ne Shkallen e Dyte.

OFERTA PER PINARIN

Drejtori i ndermarrjes shteterore "Meico", mesohet se ka refuzuar te jete bashkepunetor i drejtesise, ashtu sic kishte kerkuar pak dite me pare institucioni i akuzes. Edhe pse oferta e bere nga ana e grupit hetimor do te sillte perfitime ndaj tij, ky i fundit nuk ka pranuar qe te bashkohet me ta ne kurriz te te ndaluarve te tjere. Sipas burimeve nga prokuroria, Ylli Pinari do te kishte perfitime ne procesin qe do te zhvillohej ndaj tij, nese pranonte te behej bashkepunetor i drejtesise. Ky i fundit pervecse do te largohej nga Burgu 313, do te transportohej ne Spitalin e Burgut, e do perfitonte denim me te ulet, pervec sigurise se familjes.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›