Arratisja nr. 2, Rizai sfidon Greqinë
Aventurat e shqiptarit Alket Rizai nuk kanë të sosur. Ai ka arritur sërish të kryejë një arratisje spektakolare në burgun e sigurisë së lartë në shtetin fqinj, Greqi. Kështu, ai është arratisur për herë të dytë nga burgu i sigurisë së lartë në Greqi, bashkë me shokun e tij grek, Vasilis Paleokostas, me të cilin realizoi edhe arratisjen e parë. Rizai ka mundur sërish të arratiset me helikopter, sapo është kthyer nga gjykata, ku akuzohet për arratisjen e parë, duke alarmuar edhe njëherë forcat e policisë së shtetit fqinj, të cilat janë vënë në kërkim të shqiptarit.
Duket se burgu për Alket Rizain nuk është i përshtatshëm. Tre vjet pas arratisjes së tij të parë, ai sërish ka zgjedhur një helikopter, të njëjtën skemë për të kaluar muret e larta të burgut, ku vuante dënimin, mesditën e djeshme, kur ai ka qenë në ajrosje, bashkë me gjithë të burgosurit e tjerë, një helikopter ka kaluar sipër burgut, ka hedhur një palë shkallë dhe në to është ngjitur shqiptari Alket Rizai. Menjëherë në burg është dhënë alarmi për këtë arratisje, ndërkohë që forcat e policisë kanë nisur kërkimet për kapjen e tij. Mediat greke kanë raportuar se dy nga burrat më të kërkuar në Greqi kanë marrë guximin dhe me një helikopter kanë shpëtuar nga burgu i sigurisë së lartë në Athinë, për herë të dytë në tre vjet. Rrëmbyesi serial dhe grabitësi me armë, Vasilis Paleokostas dhe ndihmësi i tij shqiptar, Alket Rizai, kanë mundur të arratisen direkt pas gjyqit, ku akuzoheshin për arratisjen e vitit 2006. Ata mundën të arratisen nga burgu "Korydallos", kur një helikopter, nga kulmi i burgut hodhi një litar në shkallët ku po qëndronin shqiptari dhe greku.
Por, policia ka rrethuar gjithë zonën dhe ka nisur edhe kërkimet për helikopterin, i cili është mbajtur nën mbikëqyrje në distancë. Sipas policisë greke, rreth një orë pas arratisjes, helikopteri është gjetur i braktisur në një nga autostradat kryesore të Athinës. Rruga në fjalë të çon drejt një vargu malor të Greqisë qendrore, ku Paleokostas, 42 vjeç, ka mundur të fshihet gjatë viteve të kaluara. Në këtë drejtim mendohet se kanë ikur edhe dy të arratisurit, bashkë me ndihmësit e tyre, të cilët realizuan arratisjen, ndërkohë që ende nuk ka asnjë informacion për vendndodhjen aktuale të tyre. Sipas policisë greke, kërkimi ka vijuar edhe gjatë orëve të natës dhe kapja e tyre është vetëm çështje kohe. Megjithatë, arratisja e dytë brenda një burgu të sigurisë së lartë në Athinë ka vënë në pikëpyetje të madhe sigurinë e gjithë sistemit të burgjeve në Greqi.
Siç dihet, Alket Rizai bashkë me Vasilis Paleokostas, më 2 qershor 2006 u arratisën nga burgu i Athinës me një helikopter. Rojet greke të burgut që ndodheshin në momentin e arratisjes, kanë kujtuar se helikopteri që po ulej ishte i policisë dhe ndoshta ishte ndonjë VIP në të ose po bëhej ndonjë transferim i zakonshëm. Ata nuk kanë munduar të shohin gjë, sepse një re pluhuri është ngritur nga ulja dhe ngritja e helikopterit. Në atë kohë, pas dy orë kërkimesh forcat e policisë kanë mundur të gjejnë të braktisur helikopterin rreth 55 km larg Athinës, në lokalitetin "Sisto". Pak më vonë janë gjetur edhe dy motorët të braktisur, për të cilët mendohet se janë përdorur prej të arratisurve nga burgu grek në Koridhalo.
Dënimi
Kush është shqiptari i shumëkërkuar
Shqiptari Alket Rizai, 32 vjeç nga Ballshi, i biri i Donikës dhe i Ramizit, konsiderohet po kaq i rrezikshëm sa edhe shumë të dënuar të tjerë. Emigrant prej vitesh në Greqi, Rizai vuante dënimin për vrasjen e një qytetari grek, sipërmarrësin Thanasi Koropiotis, për të cilin dyshonte se kishte lidhje me të dashurën e tij ruse, Oksana. Ngjarja ka ndodhur më 3 maj 2003. Autorët e rrëmbyen të riun helen Koropioti, në Marusi dhe më tej me një makinë e dërguan në pyjet e zonës së Atikës, ku edhe e ekzekutuan e më pas zhdukën kufomën. Fillimisht, policia arrestoi tre bashkëpunëtorët e Rizait, dy grekë dhe një ruse, ndërsa një muaj më vonë u arrestua edhe i dyshuari shqiptar. Në pranga ranë edhe grekët Kiriako Pakaturidi, Janguli Foka dhe rusja Viktorja Tarasevic.
Precedenti
Arratisja e parë e Rizait,
bashkë me Paleokostas
Arratisja e parë e shqiptarit Rizai me shokun e tij ndodhi pikërisht më 2 qershor të vitit 2006. Ndërsa të gjithë të dënuarit shijonin orët e ajrimit në oborrin e burgut dhe gardianët mbikëqyrnin situatën, sipër burgut është shfaqur një helikopter, që fillimisht është menduar si një mjet fluturues i policisë. Madje, shfaqja e tij nuk ka shqetësuar as rojet e burgut, të cilët nuk kanë bërë dot asgjë në momentin kur ai ka ndaluar fluturimin dhe në mes të oborrit ka hedhur një litar me shkallë, duke marrë me vete dy të dënuar. Arratisja ka ndodhur orët e pasdites së datës 2 qershor 2006 dhe autorë të kësaj arratisjeje janë pikërisht shqiptari Alket Rizai dhe miku i tij grek, i dënuar për disa vepra penale. Sipas mediave greke në atë kohë, u mësua se ndërsa dy të dënuarit ngjisnin shkallët drejt helikopterit, të dënuarit e tjerë kanë mbetur të shokuar nga shfaqja, ndërsa policët, si të magjepsur, nuk kanë mundur as të lëvizin për t‘i ndaluar. Pasi kanë hipur në helikopter, shqiptari dhe miku i tij grek, Vasilis Paleokostas, i dënuar për rrëmbim dhe grabitje bankash, kanë ndaluar në një zonë periferike pranë varrezave të një prej lagjeve të Athinës dhe më pas janë larguar pa lënë asnjë gjurmë. Policia greke tha se dy të arratisurit dhe ndihmësit e tyre, pasi kanë braktisur helikopterin në bordin e disa motorëve shumë të fuqishëm, janë futur në thellësi të zonës së pyllëzuar dhe askush nuk ka arritur t‘i shihte më.
Athinë
Shqiptari u arrestua
vetëm pas tre muajsh
Vetëm pas tre muajsh nga dita e arratisjes, policia greke do të mund të arrestonte në një zonë bregdetare jashtë Athinës Alket Rizain. Ky i fundit është gjetur në një vilë dykatëshe dhe strehohej atje nga një kushëri i vet që prej tre muajsh. Në banesë u gjetën një granatë, një pistoletë dhe një automatik tip UZI. Në operacion u angazhuan mbi 30 forca speciale të policisë greke. Siç u shprehën burimet policore, gjatë arrestimit të Alket Rizait pati shumë kujdes se kishin frikë se mos qëllohej drejt policisë dhe se mos merrej edhe ndonjë peng prej tyre. Kur u futën në banesë, Alket Rizai menjëherë në përballje me policinë greke tentoi të merrte një granatë që e kishte atje pranë, por policia e neutralizoi menjëherë atë. Bashkë me Alket Rizain policia greke bëri edhe arrestimin e kushëririt të tij, duke e akuzuar atë si strehues të tij. Sipas policisë, mësohet se Alket Rizai, për të humbur gjurmët nga policia greke, kishte ndryshuar luk, kishte lënë mjekër dhe kishte lyer flokët e tij, duke i transformuar nga ngjyrë të zezë më parë në biondë.