E Hënë, 2 Nëntor 2026

Arratisja, pyeten dy gardianët dhe një shofer i burgut

08/02/2005  Dy gardianë të burgut 302 në Tiranë dhe në nga shoferët e këtij institucioni, janë marrë dje në pyetje lidhur me tunelin e hapur në afërsi të burgut të suigurisë së lartë, me qëlim arratijen e të dënuarve përjetë. Burimet nga grupi i hetimit, thanë se dy gardianët e brendshëm të burgut dhe shoferi, janë marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit, pasi ende nuk ka prova, për të ngritur dyshime ndaj tyre. Deklarimet e dy punonjësve të brendshëm të qelive të suigurisë së lartë, janë marrë dje, pasi hetuesit kanë zbuluar qiramarrësin e vërtetë të dyqanit të luleve, nga i cili është hapur tuneli. Hetimet kanë mbërritur tek dy gardinët, pasi pas zbulimit të personit që kishte falsifikuar kontratën e qirasë së dyqanit, është kuptuar se i dyshuari kishte lidhje me dy punonjësit e burgut. Burime të policisë së kryeqytetit, thanë se sipas verifikimeve që janë kryer në funskion të hetimeve, mendohet se disa herë gardianët e burgut janë parë duke pirë kafe personin që kishte marrë me qira dyqanin. Ky person është identifikuar dje plotësisht bazuar në gjurmët e gishtave që janë gjetur në dyqëanin e tij, të cilin e kishte marrë me qira, më shumë se katër muaj më parë. Sipas hetuesve, kanali i arratisjes nga brendësia e burgut, është hapur nga dyqani i luleve që i përket këtij personi. Objekti i pyetje që u janë drejtuar dje dy gardianëve, kanë qenë lidhjet e tyre me të dyshuarin por edhe mundësia e bashkëpunimit të tyre, në planin e arraisjes së mundshme. Sipas hetuesve, dy gardianët janë marë në pyetje nga grupi i hetimit të komisariatit 3 në Tiranë. Dy punonjësit e burgut, kanë mohuar lidhjet e tyre me qiramarrësin e dyqanit nga i cli u hap tuneli por kanë mohuar të kenë patur dijeni për planin e arratisjes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›