E Hënë, 2 Nëntor 2026

Deklarimi, nuk jam unë projektuesi i kanalit

08/02/2005  Gaxhai, është shprehur se nuk ka lidhje me këtë akt, pavarësisht se gjithmonë ka deklaruar që do të tentojqë të arratiset nga burgu, pasi për këtë gjë mendon dhe se është policia ajo që duhet ta ruajë. Më pas Gaxhai nëpërmjet avokatit të tij Mark Pëllumbi pretendon se nuk e njeh njeriun me emrin Agim Leka dhe se nuk ka lidhje me të. Madje Gaxhai, kundërshton faktin se ditën që është zbuluar kanali ka kërkuar takim special me bashkëshorten. Për të gjitha kundërshtitë, i dënuari me burgim të përjetshëm, Gazmend Braka, ka pohuar se do të deklarohet gjatë seancës së sotme gjyqësore. Gaxhai është shpehur se emri i tij i lakuar kaq shumë kohët e fundit lidhet me faktin se ka tentuar edhe dy herë të tjera për tu arratisur, por ka dështuar. Avokati Pëllumbi që mbron interesat e Gazmend Brakës ka hedhur poshtë pretendimet e policisë që midis tij dhe personave që projektuan kanalin ka lidhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›