E Hënë, 2 Nëntor 2026

Letra e Sofies, nënës së Gazmend Brakës

08/02/2005  Zyrtarë të policisë, prokurorisë e SHISH duan të ndodhë kjo histori

.....Djali im Gazmend Braka nuk ka asnjë lidhje me tunelin hapur në burgun 302. Segmente të caktuatra të policisë duan që ta implikojnë në çdo kohë e për çdo gjë, pikërisht tani që është në pritje të gjykimit. Zhurma që bëhet për Gazmend Brakën do të mbulojë organizatorët e vërtetë që janë të lidhur me policinë dhe kanë nëpër duar para droge, e që i kanë shërbyer këtij shteti për të bërë krime të ndryshme gjatë këtyre viteve. Janë afro 200 të burgosur dhe pa bërë asnjë hetim, asnjë verifikim, policia hidhet menjëherë e vë gisht mbi tim bir, thjesht për faktin se qeraxhiu mund të ishte nga Vlora. Në 1999 Gazmendi është dënuar, pa pasur prova, ndërsa autorët e vërtetë të krimit shëtisin të lirë nëpër qytetin e Durrësit. Kjo është bërë me urdhër të Arben Rakipit e Sokol Koçiut dhe djali u dënua pa fakte. Dhe kjo u bë vetëm se kishte njerëz që ishin në pushtet, në prokurori në polici dhe në shërbimin sekret, që donin të ndodhte kështu. Nuk e di kush është ai apo ata zyrtarë të lartë me origjinë nga Vlora që duan të ridënojnë djalin tim, ta bëjnë atë objekt të publikut si kriminel i rrezikshëm. Nuk di se çfarë u kemi bërë këtyre zyrtarëve që akoma nuk po ngopen me Gazin, për dënimin e krimit të pabërë. Këto janë të sqaruara pasi im bir është në gjykim për të ashtuquajturën vepër të organizimit të bandave të armatosura të 97-ës. Prandaj sajohen gjëra të tilla, sepse kush janë bandat zyrtarët e dinë sepse i kanë pasur dhe i kanë shokë ende. Djali ynë dhe ne jemi të qetë në pritje të gjykimit. Nëse del ndonjë familjar, apo dëshmitarë në sallën e gjyqit, që të akuzojë tim bir për vrasje, atëherë le të dënohet në maksimum, në rast të kundërt te jepet drejtësi si për këdo dhe për Gazmend Brakën,që nuk është i tmerrshmi "Gaxhai",por babai i dy fëmijëve. Për këtë shihni ku kanë përfunduar ato drejtues të lartë policie nga 97 e këtej që përgatit krimin e djalit tonë, që janë në burg për drogë etj, që kur nga Ministria e Rendit deri tek njëri prej tyre që është fatlum e milioner në Amerikë me paratë e kontrabandës së cigareve. Si përfundim kërkojmë të mos biem pre e manipulimeve të zyrtarëve që i kanë vënë lekët mbi fatkeqësitë e të tjerëve e drejtësia të japë vendim të paanshme jo të sajojë broçkulla mbi tunelin në këtë burg. E pamë në televizor gjithë atë që kishte ndodhur . U habita. Takova djalin e burgosur , takova drejtorin e burgut. Skam asgjë. Unë se vë gishtin mbi asnjërin më tha ai.."

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›