E Hënë, 2 Nëntor 2026

Dyshimi, do merreshin peng gardianët e paarmatosur

08/02/2005  Metër pas metri në tulenin e arratisë nga dyqani i luleve te burgu 302

TIRANË -Hyrja e tunelit nga aneksi i dyqanit të luleve pranë burgut të sigurisë së lartë 302, në Tiranë, i ngjan burimit të një drite të zezë, një kalimi aspak të dëshirueshëm. Në brigjet e gropës, bien ne së pjesa e sipërme e dy dërrasave, 5 centimetër të trasha. Aty, pak më poshtë, në trupin e dy drurëve të gdhendur drejt në të dy naët, janë gozhduar copa të tjera druri, duke krijuar kështu shkallët, mbi të cilat do të kalonte i burgosuri që do të aratisej. Ashtu, në drejtim thuajse pingul poshtë, duhet të ecësh duke vënë këmbët në copat e gozhduara mbi dërrasë, derisa mbërrin në pjesën ku tuneli i arratisë, shtrihet në formën e galerisë horizontale të një miniere të zakonshme. Ngjan me një dhomë të rrethuar nga dheu, në njërën anë të së cilës, duket kanali i arratisë, me diametër 1.5 metër i veshur i tëri me dërrasa. Thellësia nën tokë në këtë zonë, është mbi tre metra e gjysëm ndërsa ujërat e kanaleve të zeza kanë filluar të rrjedhin duke krijuar puset e para.

Tuneli

Të siguruar se dheu nuk do të rëshkasë, duke ndjekur specialistët dhe një oficer policie që mban për rripi qenin, rruga nëntokësore vijon për rreth 25 metër, në një drejtim që atje poshtë nuk dihet se ku shkon. Pas më shumë se 20 metrash ecje, kjo bindje të zhduket, kur drita e qiellit shihet nga një çarje me diametër 60 centimetër. Aty është zona kur policët kanë parë shkarjen e parë dhe kanë kuptuar se diçka jo nromale ndodhte aty poshtë, pikërisht në nëntokën e oborrit të burgut të sigurisë së lartë, ku gjenden shumica e të dënurve përjetë nga drejtësia shqiptare. Sipas hetuesve në momentin kur është zbuluar ekzistenca e tunelit, aty janë ndodhur tre punonjës. Njëri prej tyre, me një krik, kishte qenë duke hequr mbështetësen e dërrasës e cila ishte vënë në pjesën e sipërme të tunelit, që të ndalonte dherat. Heqja e mbajtëses, ka shkaktuar edhe shembjen e dheut e cila është parë nga policët. Thellësia aty është 70 centimetër nga korja e tokës. Hetuesit janë të bindur se gërmimet kanë shkuar deri aty, falë ndihmës së një personi që i njeh qelitë e burgut dhe rrethinën e godinës dhe që mund të ketë qenë i dënuar më parë në qelitë e 302. Në tokë, pjesën e tabanit të kanalit gjendet kriku, tre dërrasa të hedhura, një stetoskop, disa pako kartoni me lëngje frutash, një bombol gazi për zierje kafeje, mjete metalike për gërimim dhe vegla të tjera rrethanore.

Qëllimet

Grupi hetimor i çështjes, ka dyshime të forta se me grupin e gërmuesve, ka qenë edhe një person që e njeh nga brenda burgun. Orientimi atje nën tokë duket se është mjaft i vështirë për ta çuar daljen e tunelit në vendin e duhur. Për hetuesit dhe specialistët, në tre kthesa që ka tyneli, një është planifikuar të jetë dalja. Ajo ndodhet disa metra larg dyqanit në pjesën e pasme të tij dhe tuneli është më pak i thellë. Ekspertët shprehen se dhoma e takimeve speciale nuk ka qenë i vetmi objektiv, si zonë ku do të mbërrinte kanali. Kthesa e tretë dhe e fundit, lë të dyshohet shumë se drejtimi i gërmimeve do të vazhdonte për në dhomën ku qëndron personeli i pa armatosur i burgut. Prej këtij fkti, hetuesit kanë mbërritur në dyshimin më të madh të ngjarjes. Një plan përngmarrje i të burgosurve dhe ndihmësve të tyre jashtë burgut. Sipas këtij plani, besohet se “shpëtimtarët”, personat që do të shkonin nga jashtë, do të mund të mbanin peng punonjësit e pa armatosur të burgut, dhe më pas duke kërcënuar me vrasjen e tyre, të lironin nga qelitë të paktën katër të dënuar përjetë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›