E Hënë, 2 Nëntor 2026

Në dhomën speciale me Gazin kur u zbulua tuneli

08/02/2005  Flet Emanuela Braka, bashkëshortja e Gaxhait

Familja Braka, ndjehet e shqetësuar nga "arratisja" e Gaxhait, që rikthehet sërish në lajmin e parë të medias, prej disa ditësh. Babai, Mendu Braka, nëna Sofia, bashkëshortja Emanuela, janë habitur që emri i parë dhe i vetëm i organizimit të kësaj tentative arratisjeje nga qelitë, është ai i të afërmit të tyre, Gazmend Braka. Sofia, nëna e "Gaxhait", pohon se policia dhe prokuroria, duhej të kishin hetuar, të paktën disa orë që të nxirrte atë që ka bërë këtë tunel, që kurrsesi nuk ka si autor të bërjes të birin. Nëna e të burgosurit thotë se "Këtë histori duan tia ngjeshin tim biri, pasi ka tentuar dhe dy herë të tjera, e kështu të fshehin atë që e ka organizuar, emrin e të cilit policia e di shumë mirë"

E shoqja

Emanuela Braka, bashkëshortja e Gazmend Brakës, tregon për 4 shkurtin, ditën e zbulimit të tunelit të nëndheshëm në burgun 302, kur ajo ishte në takim me të shoqin. Ajo pohon se "Rreth orës 8:30-9:00 u futa, në dhomë me tim shoq. Nuk kishim ndenjur vetëm disa minuta, kur thirri gardiani O.Gazi. A je aty? Po iu përgjigj Gazi, ku mund të shkoj tjetër. Prapë pas pesë minutash i njëjti zë na thirri nga jashë derës, O.Gazi. Aty je, more? I habitur i kthyem të njëtën përgjigje. Menduam se kaq ishte kur, pas gjysëm ore gardianët na thanë se duhet të ndërronim dhomën, duke mos na treguar se përse e bënin një gjë të tillë. Sapo ne kemi dalë ata kontrrolluam në dhomë, kishin kontrolluar dhe në dhomën e tim shoqi, ku kishin thyer pajisjet në qeli. Mua më kanë kontrrolluar pas daljes shumë herë më me vëmendje e më ashpër, e rreptë se kur hyra.Gazin e kishin marrë më pas në pyetje". Emanuela pohon se "Takohemi një herë në muaj. Takimet i bëj kryesisht ditën pasi kam dhe dy fëmijë të vegjël për të cilët duhet të kujdesem. Shpeshherë marr dhe fëmijët me vete kur shkoj te Gazi. Takimet i lëmë në fillimet e muajit, maksimumi deri në datë katër, asnjëherë në një datë të mëvonshme. Kur kam dalë rreth orës 1, apo një e gjysëm gardiania me ka thënë që duhet të qëndroja dhe disa kohë. Shihja lëvizje të shumta policësh,disa qen e garidanët ishin zbehur. Nuk e di se çfarë kishte ndodhur, pasi dëgjoja copëza bisedash. Kam pritur gardianen dhe më kanë kontrolluar sërish, ndonëse unë nuk kisha asgjë dhe i isha nënshtruar kontrollit, sipas rregullorës së burgut. Ka gjashtë vjet që bëj takimet në burg me tim shoq dhe asnjëherë nuk jam gjendur në një situatë të tillë"

Pas ngjarjes

Pas përfoljes se tuneli te 302-shi, kishte projektues Gaxhain, nëna e tij, Sofie Braka ka shkuar dje dhe ka takuar të birin. Ajo thotë se "Kam vajtur dhe kam takuar djalin në burg dje. Ai ishte i habitur më këtë që po flitet dhe tha që ende nuk më kanë pyetur për këtë histori" Sipas nënës së të dënuarit, kontrollet e befta dhe të zhurmshme në qelinë e tij, kanë thyer televizorin dhe përmbysur thuaj gjithçka tjetër. Ndërsa drejtori Petrit Ismaili ka pohuar nëna e Brakës, më ka thënë se zbardhja e ngjarjes është punë e hetimit dhe unë nuk mund ti vë gishtin asnjërit prej të dënuarve"

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›