Arratisja, tre të dyshuar në kërkim

09/02/2005 TIRANË -Hetimet për tentativën e arratisjes nga qelitë e Burgut 302 me anë të një tuneli 26 metër, kanë zbuluar deri dje të paktën tri persona si organizatorë dhe pjesëmarrës të planit. Prokuroria e Tiranës konfirmoi dje se 3 persona janë shpallur në kërkim, pasi janë të dyshuarit kryesor për vënien në jetë të njërës prej tentativave më spektakolare të arratisjes nga burgjet e sigurisë së lartë në vend. Sipas burimeve hetimore, tri personat e shpallur në kërkim kanë lidhje me tunelin e hapur përgjatë 26 metrave nën tokë si dhe me dyqanin e luleve pranë burgut, nga i cili ishte hapur kanali i arratisjes. Prokuroria tha se nuk mund të deklarojë emrat e personave të shpallur në kërkim, deri në prangosjen e tyre, duke mos mundur kështu të japë shumë elementë identifikues për ta. Këta persona janë identifikuar nga gjurmët e gjetura në dyqanin e luleve dhe në tunelin e arratisë.
Hetimi
Hetuesit thonë se i kanë në dosje emrat e të dënuarve që kishin planifikuar të arratiseshin nga qelitë. Të gjithë personat që, aktualisht, janë në Burgun 302 me dënim të përjetshëm, po mbahen në vëzhgim të plotë. Grupi hetimor i çështjes ka filluar dje verifikimin e të gjitha bisedave telefonike që kanë kryer këta persona gjatë 6 muajve të fundit. Sipas hetuesve, të gjitha tabulatet telefonike (numrat e thirrur) do të verifikohen për të zbuluar nëse ndonjëri nga të burgosurit ka biseduar për planin e arratisjes me personat që kanë marrë me qira dyqanin pranë burgut dhe me ata që kanë hapur tunelin. Hetimet kanë vërtetuar se gjashtë muaj më parë, plani i arratisë ka filluar të vihet në jetë me dyqanin e luleve dhe më pas tunelin. Prokuroria beson se gjatë kësaj kohe, të burgosurit që do arratiseshin kanë komunikuar me bashkëpunëtorët për planin. Veç komunikimeve me telefonin e burgut, hetuesit po verifikojnë edhe mundësinë e bisedave dhe komunikimeve të paligjshme me celular nga të dënuarit e dyshuar. Burimet nga organi hetimor, thanë se janë duke u kryer verifikime edhe për implikimin e mundshëm të administratës së burgut në projektin e arratisjes, edhe pse ende nuk është vërtetuar një gjë e tillë.
Të dyshuarit
Edhe pse nuk duan të flasin për emra, hetuesit thonë se tre personat e shpallur në kërkim, i kanë identifikuar me anë të krahasimit të gjurmëve të gishtave. Sipas kësaj procedure, krahasimi i shenjave të gishtave me mjetet e laboratorëve të policisë, mund të identifikojë vetëm ata persona që janë shoqëruar të paktën një herë në polici. Në rastet kur për një vepër penale çfarëdo një person shoqërohet në polici, atij i merren gjurmët e gishtave, të cilat mbahen në arkivat kompjuterike të efektivave blu. Nisur nga ky fakt, hetuesit e pranojnë se disa prej personave që dyshohet se kanë planifikuar arratisjen, do të rikthehen në qeli, pasi ata kanë qenë më parë aty. Sipas burimeve të hetimit, bashkëpunëtorët e të paktën katër të dënuarve që do të arratiseshin, janë persona të inkriminuar dhe të skeduar nga policia dhe organet e tjera të drejtësisë. Në këtë mënyrë, identifikimi i tyre nuk ka qenë i vështirë, pasi gjurmët e tyre janë zbuluar menjëherë, sapo janë krahasuar me shenjat e gjetura te mjetet me të cilat është hapur tuneli 26 metra i gjatë i arratisë.
Hetuesit, kemi tre lloje gjurmësh
Prokuroria e Tiranës tha dje se tre janë llojet e gjurmëve të gjetura në sendet që kanë mbetur në tunel. Sipas burimeve zyrtare të hetimit, tri persona kanë kryer gërryerjen e dherave, duke hapur rrugën e fshehtë për në brendësi të Burgut 302. Ky fakt është konfirmuar nga klasifikimi i gjurmëve të gishtave që janë gjetur në disa pako kartoni me lëngje frutash, në stetoskop, në matrapikun gërryes dhe në mjetet e tjera të mbetura në tunel. Rrëshqitja e dheut, nga e cila u zbuluan gërmimet dhe tentativa e arratisjes, i ka gjetur “punëtorët” duke punuar, por i ka detyruar ata të largohen me shpejtësi, duke mos menduar për gjurmët e shumta që po linin në vendin e ngjarjes. Gërmuesit e kanë kuptuar se shembja kishte rënë në syrin e policisë dhe agjentët ishin vënë pas. Në këtë mënyrë, gërmuesit janë detyruar të largohen me shpejtësi, duke lënë në vend një pjesë të mirë të sendeve që kanë përdorur për të hapur tunelin e arratisë. Veç tri gjurmëve të gjetura në tunel, Prokuroria tha se ka gjetur edhe një gjurmë tjetër në dy gazeta dhe një rezistencë ngrohëse në dyqanin e luleve pranë burgut. Këto së bashku janë katër gjurmët e ngjarjes, sipas Prokurorisë. T.S.
Xhafaj, një pjesë e Burgut 302 do të kthehet në paraburgim
Ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, duke u shprehur për kthimin e një pjese të Burgut të Sigurisë së Lartë 302 në paraburgim, la të nënkuptohet se disa prej të dënuarve "vip-a", do të transferohen. Këtë deklarim, ministri e bëri gjatë një takimi për emërimin e tre drejtorëve të rinj të burgjeve. Sipas Xhafës, transferimi i të dënuarve nga Burgu 302 do të bëhet në kuadër të marrjes së masave më të forta nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe të reformës në këtë sistem. Ministri i Drejtësisë u shpreh se, kthimi i një pjese të 302-shit në paraburgim, do të bëhet për shkak të nevojës që ka sistemi i paraburgimit. Me hapjen e Gjykatave të Krimeve të Rënda, Burgu 313 nuk mund të përballonte paraburgimin. Kjo gjë, sipas Xhafës, është diskutuar para se të ndodhte skandali i hapjes së kanalit 26 metra të gjatë, që do të synonte largimin e një ose disa të dënuarve. Në lidhje me emrat konkretë që kanë projektuar apo kanë bashkëpunuar për hapjen e kanalit të nëndheshëm, Xhafaj tha se është pjesë e hetimit të Prokurorisë dhe shumë shpejt do të dalë e vërteta. Ministri nuk e përjashtoi mundësinë e një bashkëpunimi mes personave që janë duke vuajtuar dënimin dhe atyre jashtë mureve të burgut, por që janë të inkriminuar. Sa për tentativën e hapjes së kanalit, Xhafaj u shpreh se ishte një provë që tregoi se gatishmëria në burgje nuk mungon dhe se ajo do të vazhdojë të forcohet. Në kuadër të kësaj pike, numri një i drejtësisë shqiptare, tha se ka bërë takime me Kryeministrin dhe me Presidentin e Republikës dhe ka kërkuar forcimin e masave, duke u mbështetur me fonde financiare. Për sa i përket faktit që Burgu i Sigurisë së Lartë 302 ndodhet në brendësi të një zone të populluar, Xhafa u shpreh se një gjë e tillë nuk është problem, duke bërë një krahasim me Austrinë, që, sipas tij, burgun e ka në qendër të Vjenës.