E Hënë, 2 Nëntor 2026

Bin Laden debat shqiptaro-amerikan në Uashington Post

09/02/2005  Tarifa: Eshtë shpifje, nëse Sitilides ka prova t'i bëjë ato publike

"Osama Bin Laden nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri dhe vendin ynë nuk ka shitur armë kimike në tregun e zi". Kështu ka reaguar dje ambasadori shqiptar në Amerikë, pas një debati që është hapur në gazetën Uashington Post. Qeveria shqiptare ka hyrë në debat me amerikanët. Drejtuesi i shërbimit diplomatik, Tarifa, ka pohuar se "këmba e Osama Bin Laden nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri dhe, nëse z.Sitilides ka prova për të kundërtën, duhet t'i bëjë ato publike. Shqipëria është dhe do të jetë një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara, në luftën kundër terrorizmit...".

Në gazetë, përfaqësuesi i një projekti për Evropën Lindore, pretendon se Shqipëria është një nga vendet që përbëjnë rrezikshmëri, sa i takon armëve kimike. Gjithashtu Jon Sitilides, pretendon në shkrimin e tij, se Osama Bin Laden në fillim të

viteve '90-të ose në mesin e tyre, ka qenë në Shqipëri dhe ka krijuar bazat e tij atje. Ambasadori ka saktësuar se vendi ynë është nënshkrues i marrëveshjes së vitit 1993, të traktatit për shkatërrimin e armëve kimike dhe ka marrë iniciativën e shkatërimit të tyre.

Reparti

Në Qafë Mollë, afro 40 kilometra larg Tiranës, ndodhet garnizoni ushtarak, që shërben si magazinë për lëndët kimike. Në një vend të fshehur për shumë vjet, aty ku rruga merr një kthesë në të djathtë, në shpat të malit dallohet një grup bunkerësh, ku bunkeri më i madh është i rrethuar nga një gardh i dyfishtë telash. Gardhi i brendshëm është i ri, i instaluar me kujdes dhe përfshin mjete mbrojtësi e kamera të ndryshme përgjimi. Brenda ndërtesës ndodhen lëndët kimike, që ruhen prej kohës së regjimit komunist, e që thuhet se janë importuar nga Kina. Oficerë të repartit kanë pohuar se "lëndët kimike që ruhen këtu mund të përdoren si armë kundër njerëzimit, mund të spërkaten nga një helikopter apo të përdoren si një bombë. Janë gati për përdorim, ashtu siç janë tani". Luizit, hiprit e të tjera lëndë të shkatërrimit në masë i kanë rezistuar vëmendjes së duke qenë një bombë fare pranë kryeqytetit.

Marrëvesja

SHBA, kanë firmosur shkatërrimin e armëve kimike në Shqipëri. Në vazhdën e përpjekjeve për të zhdukur kërcënimin nga armët e shkatërrimit në masë, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur të përdorin Programin Nunn-Lugar për të asgjësuar armët kimike në Shqipëri. Eshtë hera e parë që ky program përdoret jashtë ish-Bashkimit Sovjetik. Kongresi amerikan ka miratuar vitin e kaluar Aktin për Zgjerimin e Programit Nun-Lugar të Bashkëpunimit për Pakësimin e Kërcënimit, autori i të cilit është Senatori Dik Lugar. Akti autorizon Presidentin të përdorë deri në 50 milionë dollarë nga fondet e programit për veprimtari jashtë territorit të ish-Bashkimit Sovjetik. Presidenti Bush ka nënshkruar autorizimin për zbatimin e këtij programi edhe në Shqipëri. Pritet që projekti të përfundohet brenda dy vjetësh dhe të kushtojë rreth 20 milionë dollarë për asgjësimin e 16 tonë agjentëve kimike. Lugar, kryetar i komisionit të Senatit amerikan për marrëdhënie me jashtë, ka shprehur kënaqësinë që Presidenti Bush ka përqafuar konceptin Nunn-Lugar dhe ka mbështetur përpjekjet për zbatimin e tij në gjithë botën. Unë, ka thënë Lugar, përshëndes udhëheqjen shqiptare, e cila kërkoi ndihmën e Shteteve të Bashkuara për t'i shkatërruar këto armë të rrezikshme. Përdorimi i programit në Shqipëri u bë i mundur nga marrëveshja e majit të vitit të kaluar midis Shqipërise dhe Shteteve të Bashkuara, mbi bashkëpunimin në fushën e parandalimit të përhapjes së armëve të shkatërrimit në masë dhe zhvillimin e marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes dhe atë ushtarake.

Debati në gazetën amerikane

Reagimi i ambasadorit shqiptar, Fatos Farifa

"Para së gjithash, Shqipëria është një nënshkruese në vitin 1993, e traktatit për shkatërrimin e armëve kimike dhe mori iniciativën të asgjësojë këto lloj armësh. Këto armë ishin një kontigjent lëndësh ushtarake që ishin blerë nga regjimi komunist i Enver Hoxhës dhe ishin depozituar në një vend sekret në male, një vend që dihej vetëm nga Enver Hoxha dhe pak të besuar të tij. Vetëm pas rënies së komunizmit në Shqipëri, në vitin 1991, gradualisht u bë e njohur ekzistenca e armëve të tilla. Kur Qeveria shqiptare u vu në djeni të qenies dhe adresës së strehimit të këtyre armëve, njoftoi menjherë Shtetet e Bashkuara dhe Kombet e Bashkura, duke vepruar sipas rregullave edhe në bashkëveprim me Organizatën për Ndalimin e Armëve Kimike, agjencinë ndërkombëtre të ruajtjes nga armët kimike. Armët kimike, që u zbuluan në Shqipëri, nuk arritën kurrë në asnjë treg të zi apo çdo lloj tjetër tregu, por qëndrojnë në vend të sigurtë në Shqipëri. Së dyti, në letrën e tij, John Sitilides i "Woodrow Wilson Center's Southeast Europe Project", thotë se Osama Bin Laden vizitoi Shqipërinë dhe hapi një zyrë, filial të tij, diku në mesin apo fundin e viteve '90. Këto thënie të pavërteta përbaltin popullin shqiptar dhe Qeveritë e tij. Këmba e Osama Bin Laden nuk ka shkelur kurrë në Shqipëri dhe, nëse z.Sitilides ka prova për të kundërtën, duhet t'i bëjë ato publike. Shqipëria është dhe do të jetë një aleate e fortë e Shteteve të Bashkuara, në luftën kundër terrorizmit. Vendi ynë ka kontribuar me trupa në "koalicionin e vullnetshëm" për të luftuar për lirinë dhe demokracinë në Irak. Gjithashtu, ajo ka dërguar trupat e veta, që prej fillimit në Afganistan dhe në Bosnjë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›