E Hënë, 2 Nëntor 2026

Pjesë nga shkrimi i Uashngton Post me 11 janar 2005 që denoncoi ekzistencën e lëndëvekimike në Shqipëri

09/02/2005  Në vitet e fundit të pushtetit, Enver Hoxha e përgatiti shtetin e tij të vogël për një pushtim të huaj që mendohej të ishte i sigurtë. Diktatori Marksist ndërtoi 750.000 bunkere betoni në vitet 70-80 dhe importoi sasi të mëdha armësh për t'u mbrojtur nga një sulm që pritej të vinte nga Amerikanët, Sovjetikët, Jugosllavët, apo mbase dhe të tre shtetet njëherësh. Prona e tij më e cmuar e armëve ama, ishte një sekret shtetëror, që e dinte vetëm ai vetë dhe njerëzit më të afërt - sekret ky që vetëm tani po del në dritë të qartë. Autoritetet shqiptare e amerikane mendojnë tashmë se në mes të viteve 70, Hoxha bleu qindra thasë me kimikate vdekjeprurëse ushtarake, më qëllimin për t'i përdorur në rast pushtimi nga ushtri të huaja. Lëndët kimike përfshijnë "yperite"-in, apo mustardën e sulfurit, e cila ishte një nga kimikatet e përdorura nga Saddam Husseini kundër civilëve kurdë në vitet 80. Ky arsenal vdekjeprurës ishte fshehur brenda një prej bunkerëve të diktatorit Hoxha. Me vdekjen e tij në 1985-ën, kimikatet u harruan. Zbulimi i rastësishëm i tyre prej qeverisë së tanishme shqiptare tregoi dhe se cili ishte shteti që ia shiti lëndët Hoxhës: Kina. Kohët e fundit, qeveria shqiptare lejoi një reporter të ëashington Post të shikojë vendin e fshehur të lëndëve, një veprim që tregon përpjekjet e vendit për të lënë pas të kaluarën e forcuar profilin e dobët ndërkombëtar. Ndërsa sasia e lëndëve është e vogël në krahasim me ato të SHBAs e Rusisë, ekzistenca e tyre është shqetësuese për atë që përfaqësojnë: faktin se mund të ketë shumë armë të pambrojtura në botë që mund të bien lehtë në dorë të terroristëve. "Rreziqet janë të pranishmë në vendet më të papritura", thotë Joseph Cirincione, ekspert armësh. "Ky rast ilustron problemin që kemi me arsenalin e Luftës së Ftohtë, i cili mbetet i madh dhe i rrezikshëm". Sic na duhet të parashikojmë se cfarë mendon ai burrë i cmendur që jeton në një shpellë në Afganistan, na duhet të jemi të vëmendshëm mbi fatin e këtyre armëve në vende si Shqipëria apo Korea e Veriut. Jo në kuptimin se shqiptarët do t'i përdorin armët, por thjesht për faktin se ato mund të bien në duart e një grupi terroristësh". Megjithëse Shqipëria veproi shpejt për të siguruar arsenalin, për rreth dhjetë vjet, kimikatet ishin krejtësisht të pambrojtura, në një kohë kur vendi ishte i mbështjellë në revolta të brendshme, e më pas në konfliktin e Kosovës, thanë zyrtarë Amerikanë në Uashington. 16 tonët e lëndëve kimike teorikisht përmbajnë miliona doza helmi. Praktikisht ama, rezultatet e përdorimit të lëndëve do të vareshin nga mënyra sesi ato do të përdoreshin. Ekspertët thonë se nuk shpërndarje e studiuar mirë në një zonë të mbyllur e të dendur, mund të vrasë qindra apo mijëra njerëz. Zbulimi gjithashtu konfirmon dicka që analistë Amerikanë kanë dyshuar me kohë: rolin e Kinës në të kaluarën si shpërndarëse e teknologjisë së armëve kimike. Ndërsa besohet se Kina ka kohë që nuk eksporton më këto lëndë, zbulimi shqiptar ka rritur shqetësimet mbi ekzistencën e arsenaleve të tilla të harruara në vende të tjera. Eshtë teorikisht e mundur që të ketë armë të tjera të fshehura në Shqipëri. Sidoqoftë, ushtarakë shqiptarë thonë se të gjitha armët e Hoxhës janë tanimë të mbrojtura mirë. Me ndihmën e SHBA dhe OKB, ushtria shqiptare po përgatitet t'i shkatërrojë lëndët e gjetura.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›