Burgu i grave bëhet me drejtoreshë
09/02/2005 Marinela Sota, pedagoge e jashtme në Fakultetin e Shkencave Sociale, dje u emërua drejtoreshë në Burgun e sigurisë së zakonshme 325 Tiranë, duke thyer tabunë e mbajtjes së këtij posti nga meshkujt. Emërimet e Sotës në kryer të Burgut 325 dhe të dy drejtorëve të tjerë, Ndrec Pema, në atë të Lezhës dhe Xhaferr Xhoxhaj në atë të Rrogozhinës, i firmosi ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafaj, pas propozimit që bëri më parë drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Engjëll Hysi. Ndrec Pema është me detyrë ekonomist, ndërsa Xhaferr Xhoxhaj, inxhinier nafte në pension. Që të tre emërimet, tha Xhafaj, janë bërë nga shoqëria civile. Tre burgjet e sipërpërmendura kishin gati një vit pa drejtor. Xhafaj tha dje se për herë të parë në historinë e burgjeve shqiptare vihet një femër drejtoreshë. Kjo gjë, sipas tij, e ka një domethënie, e cila, fillimisht lidhet me shkallën e profesionalizmit. Marinela Sota ka punuar si punonjëse në sektorin e edukimit pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.