E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çërçill tërhiqej nga UFO-t



Sipas dokumenteve sekrete deri tani në Britani mbi ekzistencën e UFO-ve, edhe Uinston çërçill ishte i tërhequr nga shfaqjet e objekteve të çuditshme të paidentifikuara në qiellin e Mbretërisë së Bashkuar. Kështu thuhet në mes të mbi 6 mijë faqeve të Arkivave kombëtare britanike, të publikuara nga Ministria e Mbrojtjes. Dosjet tregojnë edhe për mijëra dëshmitë që janë raportuar në Britani mbi praninë e UFO-ve gjatë 20 viteve të fundit. “Si është puna e këtyre disqeve fluturuese? Cila mund të jetë e vërteta?”, ishin pyetjet që ngrinte Uinston çërçill që nga viti 1952. Ish-kryeministri anglez, duke qenë shumë i interesuar mbi çështjen, urdhëroi shkrimin e dosjeve mbi UFO-t. Në ish-dokumentet sekrete përshkruhen me mijëra raste të kohëve të fundit, përfshirë shfaqje të tyre në “Stamford Bridge”, stadiumin e “Chelsea”-t në 1999, apo në shtëpinë e ish ministrit, Michael Houard.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›