SHBA, sulm rekord hakerësh
Sulmi më i madh dhe më i sofistikuar i hakerëve i regjistruar ndonjëherë ka nxjerrë ‘jashtë loje’ duke privuar privatësinë e tyre, 75 mijë kompjuterë dhe server në rreth 2.500 kompani në 196 vende. Sipas “Uashington Post”, sulmi është zbuluar nga një kompani në Virxhnia, muajin e kaluar, “Netuitness”. Sulmi ka nisur që në vitin 2008 duke prekur e-maile, të dhëna kompanish, kartash krediti, madje edhe karta e hyrjes së punonjësve në kompanitë e shëndetit dhe teknologjisë. Vendet më të prekura janë nga rrjeti i hakerëve të Evropës Lindore figurojnë SHBA, Meksika, Arabia Saudite, Egjipti dhe Turqia. Sulmi u zbulua nga inxhinieri Alex Cox, i cili gjeti “Kneber bot”, sistemin e organizuar nga të paktën 20 server nga disa hakera, të lokalizuar në Evropën Lindore, që e kishin qendrën e tyre të kontrollit në Gjermani. Sipas “Uall Street Journal”, sulmi ka prekur edhe 10 agjenci qeveritare amerikane.