E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama kerkon bashkepunim per ndryshimin e ligjit te armeve

Presidenti amerikan Barack Obama ka thënë se ai dëshiron bashkepunim për të kontrolluar armët, pas sulmit të javës së kaluar ku humben jeten 12 persona . Obama u zotua të punojë me anëtarët e të dyja partive politike dhe organizatave qytetare për të arritur një konsensus për këtë çështje, por nuk dha hollësi. Mitt Romney, rivali i tij republikan për presidencën, tha se ndryshimi i ligjit te armeve nuk do të parandaloje tragjedi të tilla. Debat rreth kontrollit të armëve është prekur shumë pak gjatë fushatës presidenciale në Shtetet e Bashkuara, i cili kryesisht është fokusuar në ekonominë. Gjatë një fjalimi në Neë Orleans, presidenti tha se ai besonte se dhe ato që disponojnë armë do të bien dakord se armët duhet të jenë në duart e ushtarëve dhe jo në duart e fëmijëve.

"Unë besoj se shumica e pronarëve të armëve do të binte dakord që ne duhet të bëjme gjithshka të mundshme për të parandaluar kriminelët. Duhet të kontrollohet dosja penale e çdo kujt para se ata të bëhen pronarë të ndonjë armë. Një individ i paekuilibruar mendërisht nuk duhet të disponojë armë. Këto hapa nuk duhet të jenë të diskutueshme. “- tha Obama.
Presidenti amerikan ka bërë thirrje për kufizime të ashpra ndaj armëve, ndërsa shtoi se kjo çështje është mjaft e rëndësishme për sigurinë e qytetarëve amerikanë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›