Arrest shtëpie për 25-vjeçaren lushnjare
09/06/2010 Ish-arkëtarja, akuza për përvetësim të hollash
FIER- “Arrest shtëpie” ka qenë masa e sigurisë ndaj 25-vjeçares Ornela Tabaku nga Gjykata e Shkallës së Parë të rrethit gjyqësor Lushnjë me profesion ish-arkëtare në filialin e Bankës Credins akuzuar për vjedhje të bankës në shumë të mëdha prej 120 milionë lekësh, sipas nenit 136 të Kodit Penal. Seanca gjyqësore u zhvillua sot paradite ne godinën e gjykatës Lushnjë pa praninë e mediave. Përballë gjyqtares Armena Ahmeti u vendos pala mbrojtëse përfaqësuar nga një avokat lushnjar dhe organi i akuzës nga Arben Dyla. Pala e akuzës i kërkoi gjyqtares arrest me burg pa afat, deri në përfundim të hetimeve gjyqësore, ndërsa kjo kërkesë u kundërshtua nga pala mbrojtëse. Avokat Mecka pasi argumentoi se klientja e tij nuk është e rrezikshme për shoqërinë dhe është nënë e një fëmije të mitur, si dhe derdhjen e një shume të hollash nga familja si garanci, i kërkoi gjykatës “arrest në shtëpi”. Kjo kërkesë u pranua nga gjyqtarja, e cila në përfundim të seancës vendosi si masë sigurie “arrest shtëpie” për të pandehurën Tabaku.