“Shpartallohet” ushtria shqiptare e kokainës
09/06/2010 Qindra kg kokainë u shitën në Romë, të sjella nga Belgjika dhe Shqipëria
Bllokohet pasuria 2 milionë euro, 8 në pranga, Aleksandër Shpata bosi i rrjetit
Të paktën 250 oficerë e agjentë policie në Itali mëngjesin e djeshëm u angazhuan në operacionin për shkatërrimin e një rrjeti kriminal shqiptarësh që kishte mundur të trafikonte qindra kilogramë kokainë në harkun e 2 viteve. “Perandoria” e vërtetë e drogës udhëhiqej nga Aleksandër Shpati, bosi shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, teksa ishin rekrutuar dhjetëra “ushtarë” që e trafikonin dhe e shpërndanin lëndën narkotike, kryesisht në Romë, Viterbo dhe Livorno, ndërsa platformat e magazinimit ndodheshin në Belgjikë dhe Shqipëri. Operacioni, i quajtur “Gulit” u organizua nga Antimafia, Antidroga, Karabinierët, Guardia di Finanza, njësive të qenve të policisë dhe forcave ajrore, ku u kontrolluan të paktën 50 shtëpi. Tashmë pritet ekzekutimi i dhjetëra urdhër-arresteve të tjera, përveç disa të prangosurve, si dhe sekuestrimi i disa apartamenteve, makinave luksoze dhe mbi të gjitha llogarive bankare dhe pasuritë e tjera me origjinë kriminale, të cilat kapin një total prej rreth 2 milionë eurosh. Hetimet u kryen në qytetin e Viterbos, në drejtimin e prokurorit publik lokal, si dhe ka prekur fshatrat Bagnaia, qytetet e Celleno, Tuscania, Tarquinia, Soriano nel Cimino dhe Vetralla, ku trafikantët shqiptarë ishin operativë. Duke njohur ekzistencën e një organizate kriminale e etnike shqiptare të përkushtuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, policia kriminale kishte vënë në dukje se ngarkesa të madhe kokaine vinin nga Roma, teksa të dyshuarit ishin vënë në përgjim. Ata që hetoheshin nuk e justifikonin mënyrën luksoze të jetës, pasi deklaroheshin sikur ishin punëtorë të thjeshtë. Hetimet kishin filluar në gusht të viti 2008 dhe kanë vazhduar për rreth dy vjet. Kështu investigimi u shtri mbi të dyshuarit e përfshirë në trafikun e kokainë në Romë dhe Livorno. Në listën e të arrestuarve ndodhen bosi i rrjetit shqiptari Aleksandër Shpata, kushëriri i tij Klodian Shpata dhe bashkëkombësit e tyre Gani Terzia, Elvis Kallazi, Gentian Xhani, Ismail Rrebeshi dhe Ana Roko (ajo u përpoq të hidhte nga dritarja disa qese me kokainë, teksa kishte parë policët që po i afroheshin banesës së saj). Në pranga ranë gjithashtu edhe dy italianë Andrea Lombardi, krahu i djathtë i bosit shqiptar si dhe Gaetano Vitaliano. Gjithashtu në këtë aksion spektakolar të policisë italiane u sekuestruan edhe disa kilogramë kokainë, gati për shitje në tregun e Romës dhe të mbërritura nga Belgjika dhe Shqipëria, vende në të cilat mundësohej edhe përpunimi apo magazinimi i tyre. Policia po vazhdon hetimet edhe për korrierë dhe shpërndarës të tjerë, anëtarë të kësaj “ushtrie” droge që operonte në Itali.
Bosë shqiptarë në Itali
Aksione të herëpashershme janë zhvilluar nga antimafia italiane, si dhe nga antidroga, ku me qindra shqiptarë kanë rënë në pranga me akuzën e trafikut të drogës. Enver Dondollaku, krahu i djathtë i Aldo Bares, si dhe Lulzim Berisha, bosi i Bandës së Durrësit janë cilësuar si dy prej transportuesve më të fuqishëm të drogës në Itali, por pas arrestimit të tyre vendet u zunë nga shumë të tjerë që vazhduan “traditën”
Aksion blic i policisë italiane
Shqiptari fshehu 3 kg heroinënë 2 qese me mish e ëmbëlsira
Zyrtarët e skuadrës fluturues në Piza arrestuan një tregtar shqiptar të drogës, i cili u kap me 3 kg heroinë në makinë. Makina u ndalua për arsye sigurie, ndërsa qëndroi në radhë në semafor. I riu u përpoq të largohej duke shkaktuar dëme dhe më pas u bllokua edhe pse kundërshtoi me forcë agjentët e policisë, të cilët kanë kryer kontrollin e makinës ku gjetën dy qese plastike: në njërën kishte mish, kurse në tjetrën ëmbëlsira, por pas kontrollit rezultuan me përbërës heroine.
Edhe 2 gra në listën e policisë
Hajdutët akrobatë, policia lëshon 15 urdhër-arreste për shqiptarët
Rrjeti i bandës së kusarëve akrobatë, të përbërë nga shqiptarë, mundi të grabiste dhjetëra vila në rajone të ndryshme italiane. Kështu 15 urdhër-arreste u lëshuan nga policia e Romës, ku edhe dy gra ranë në pranga. Ata akuzohen për kryerjen e plaçkitjeve, grabitjeve dhe rrëmbimeve. Janë cilësuar si hajdutë akrobatë sepse nuk kishin asnjë problem në kacavirren deri në katet e sipërme të vilave që grabisnin.
Shitja e drogës, kapet banda
Kapen shqiptarë, u çonin kokainë transeksualëve
Policia shkatërroi një tjetër organizatë kriminale të specializuar në shitjen e kokainës në Romë, ku blerësit kryesorë ishin klientë transeksualë. Në përbërjen e kësaj bande ndodheshin edhe disa shqiptarë, të cilët kryesisht mundësonin dërgesat e kokainës nëpër shtëpitë e transeksualëve në lagje të ndryshme të Romës, pasi kjo shtresë njihet si një prej konsumatorëve më të fuqishëm në Itali.