E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërcënoi se do të vriste fëmijët po të afroheshim

Të afërmit:

Të afërm të Muslikës kanë treguar se kishin dëgjuar fillimisht klithmat e fëmijëve dhe më pas edhe disa krisma pistolete. “Dëgjuam britmat e fëmijëve dhe të gruas e më pas edhe krismat, kur u afruam te shtëpia dhe thirrëm për të mësuar se çfarë kishte ndodhur, Gëzimi na kërcënoi se po të hynim brenda do të na qëllonte”, rrëfen një kushëri i Muslikës, duke shtuar se kur ata panë gjakun që vërshoi poshtë derës lajmëruan menjëherë policinë. Të tjerë të afërm kanë pohuar se Muslika nuk ka pasur ndonjë motiv bindës për të kryer vrasjen e gruas, por sipas tyre kohët e fundit kishte shfaqur shenja depresioni dhe konsumonte shumë alkool.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›