E Diel, 1 Nëntor 2026

Elbasan, ndalohen dy grupet e adoleshentëve hajdutë

Policia

Dy grupe adoleshentësh janë ndaluar nga ana e Policisë së Elbasanit mbrëmjen e djeshme, pasi dyshohet se janë autorë të një sërë vjedhjesh të ndryshme të kryera në Qarkun e Elbasanit. Sipas burimit në fjalë, brenda një harku kohor të shkurtër, policia ka bërë të mundur vendndodhjen e autorëve, si dhe arrestimin e L.R. 15 vjeç, K.V. 15 vjeç, R.M. 14 vjeç dhe J.D. 14 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan. Adoleshentët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur tuba alumini, bakri dhe tela elektrike në pronën e 33-vjeçarit K.K., të cilat i kanë shitur për skrap. Në të njëjtën ditë, policia deklaron se ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të Xh.B., 16 vjeç, banues në fshatin Katundi i Ri të Komunës së Bradasheshit, pasi në ambientet e fabrikës së oksigjenit të firmës turke “Kurum”, në bashkëpunim me K.H. 15 vjeç dhe Eduart Shehi 20 vjeç, kanë tentuar të vjedhin gjeneratorin e energjisë elektrike.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›