E Shtunë, 31 Tetor 2026

Del për peshk, i shpërthen dinamiti

Durrës

Një peshkatar ka gjetur vdekjen nga përdorimi i dinamitit në orët e para të mëngjesit të së mërkurës. 48-vjeçari Bujar Hoxha, me banim në Ishëm, ka qenë duke zënë peshk kur ka mbetur i vdekur. Përdorimi i lëndës plasëse për një gjueti masive peshku i ka marrë jetën peshkatarit amator, të cilit i ka plasur dinamiti në dorë. Ngjarja ndodhi në derdhjen e lumit Ishëm, rreth orës 04.00 të së mërkurës. Viktima bëhet e ditur se ishte baba i tre fëmijëve dhe kishte zgjedhur orët e para të mëngjesit për të gjuajtur peshk me dinamit. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbime të policisë dhe deklarohet se po vazhdon kryerja e veprimeve hetimore për sqarimin e rrethanave të ngjarjes nga grupi hetimor.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›