Gruaja kishte kërkuar mbrojtjen e policisë
Tragjedia në familjen Zeqaj ka qenë e paralajmëruar. Një muaj para krimit, Gjykata e Fierit ka rrëzuar urdhrin e mbrojtjes për Luljeta Zeqajn, e cila bashkë me të birin kanë vrarë 48-vjeçarin Ylli Zeqaj mbrëmjen e 23 korrikut.
Gruaja ka kërkuar mbrojtje, pasi pretendonte se dhunohej nga ish-bashkëshorti. Shpeshherë ajo ka denoncuar në polici dhunën çnjerëzore që Ylli, ish-bashkëshorti, ushtronte ndaj saj. Në muajin qershor ka qenë rasti i fundit kur ajo i është drejtuar policisë me shpresën e zgjidhjes së problemit. Më datën 23 qershor 2010, me vendimin që mban Nr. 1243, gjyqtarja Irena Maneku ka vendosur rrëzimin e kërkesës për mbrojtje. Gjyqtarja Maneku e ka marrë këtë vendim pasi, sipas saj, urdhri i mbrojtjes nuk ka pasur bazueshmëri ligjore dhe prova të mjaftueshme.
#