E Diel, 1 Nëntor 2026

Arresti kardiak, situatat traumatike, rrezik për ndalimin e papritur të zemrës



Situatat traumatike janë një rrezik potencial për ndalimin e papritur të zemrës i njohur ndryshe si arrest kardiak.
Çdo vit në botë me mijëra persona goditen nga ataku kardiak dhe mijëra janë viktima të vdekjes së papritur nga pushimi i zemrës. Vetëm një në katër persona të rrezikuar me atak kardiak arrin të kurohet brenda një ore pasi është shqetësuar. Sipas mjekëve, në situatën traumatike arresti kardiak zakonisht nuk është pasojë e sëmundjes primare kardiake, siç është sëmundja koronare e zemrës me infarkt akut të miokardit. Mjekimin duhet ta drejtoni në njohjen e shkaktarit të arrestit, i cili mbështetet në bazë, ose pothuajse asnjëherë nuk do të keni sukses në ringjallje. Ky është një grup i posaçëm i pacientëve. Shumë janë të rinj dhe nuk kanë pasur më parë sëmundje koronare të zemrës. Disa prej tyre përfshijnë edhe aktivitetet kriminale (therjet, plagosjet), për këtë duhet të evidentoni me kujdes atë që keni vërejtur në vendin e fatkeqësisë. Disa nga këta pacient mund të ringjallën nëse mjaft shpejtë mbërrini në vendin e fatkeqësisë dhe i kushtoni kujdes dallimeve në mes arrestit kardiak të zakonshëm. Stopa shumë e ulët e reanimimit te pacientët me trauma në arrest kardiak është e sigurt nga fakti se shumica nga këta pacient shumë kohë kanë qenë hipoksik para se është lajmëruar arresti kardiak. Hipoksija e vazhduar shkakton acidozë aq të rëndë sa që pacienti nuk do të reagojë në tentimet e ringjalljes.
Pacientët
Pacientët, të cilët kanë pësuar arrest kardoirespirator për shkak të lëndimit të izoluar të kokës rëndom nuk jetojnë, por këta pacient duhet në mënyrë agresive të reanimohen për arsye se serioziteti i lëndimit nuk mundet çdo herë të caktohet në terren, dhe prandaj nuk mund të parashihni përfundimin e disa pacientëve. Pacientët që janë në asistoli pas traumës së madhe topitëse janë të vdekur; ata mund të shpallën të vdekur në terren. Fëmijët janë rast i veçantë. Disa hulumtime tregojnë rezultate të njëjta të dhimbshme të ringjalljes së fëmijëve në arrest kardiak në terren, sikurse edhe te të rriturit. Një hulumtim në mbi 700 raste të fëmijëve, të cilët janë trajtuar me RKP në terren është fituar ringjallja prej 25% deri në lëshim nga spitali. Për këtë mund të jetë shkaktar arsyeja se te fëmijët nganjëherë është vështirë të palpohet pulsi, por ai njësoj është i pranishëm. Në secilin rast, duhet të jeni shumë agresiv në përpjekjet për reanimacion të fëmijëve pa puls palpabil. Të gjithë ekspertët e Shëndetësisë, sot besojnë se sëmundjet koronare mund të parandalohen krejtësisht apo mund të shtohen në kohë, duke shmangur një numër të madh vdekjesh të parakohshme. Sipas tyre, një kontribut të rëndësishëm në uljen ose mbajtjen nën kontroll të rasteve me sëmundje kardiovaskulare ka edhe trajtimi i hershëm i faktorëve të rrezikut, të cilët janë: diabeti, pirja e duhanit, hipertensioni, hiperkolesterolemia, obeziteti, familjarët me sëmundje të zemrës. Në studim thuhet se sëmundjet koronare janë shumë më të larta në disa vende në krahasim me disa vende të tjera. Kështu në vendet në veri dhe në lindje të Europës si: Britania e Madhe, vendet skandinave, Polonia, Rusia kanë një prevalencë shumë më të lartë (deri në dy e më shumë herë më të lartë) sesa vende të tilla si: Franca, Italia, Spanja apo Greqia.
Sëmundjet koronare
Sëmundjet koronare, që përfshijnë problemet e arterieve që furnizojnë zemrën me gjak mund të shkaktojnë vdekje të papritur. Mundësia e vdekjes nga një sëmundje e tillë, pa shenja paralajmëruese, në fakt është e frikshme. Kardiologët thonë se kjo sëmundje godet papritur dhe prek rreth 50 për qind të burrave dhe 65 për qind të grave. Ajo shfaqet me një goditje të vogël në zemër, pa dhimbje, dhe kjo shpesh mund të jetë shenja e parë dhe e fundit. Sipas mjekëve kardiolog, goditjet pa dhimbje janë më të rrezikshme për zemrën. Studimet kanë treguar se ndonjëherë këto goditje pa dhimbje në zemër janë shpesh më të rrezikshme sesa ato me dhimbje të cilat mund të dallohen dhe trajtohen. Gjithashtu studimet evidentojnë për një shtim të rasteve të kësaj sëmundjeje edhe në vendet në zhvillim. Mjekët përllogarisin se pothuajse gjysma e atyre që provojnë një goditje të tillë në zemër nuk e dinë se e kanë pësuar atë. Kjo për arsye se zemra nuk ndjen dhimbje. Dhimbja që njerëzit ndjejnë gjatë një goditje të zakonshme në zemër ndodh kur fijet nervore të zemrës përplasen ose ndërthuren me fijet nervore të krahut, gjoksit ose shtyllës kurrizore. Pacientët në këto raste mund t’iu nënshtrohen analizave të stresit dhe skanimeve dhe mjekët madje mund të fusin kamera shumë të vogla nëpër arteriet e gjakut për të parë nëse në to është depozituar kolesterinë ose në se arteriet janë ngushtuar. Doktor Daniel Rader, i specializuar për sëmundjet kardiovaskulare thotë se këto analiza janë shumë të dobishme për parandalimin e bllokimit të arterieve, por megjithatë shumica e goditjeve në zemër, sidomos ato pa dhimbje, nuk ndodhim kështu. Në fakt ato ndodhin kur një pjesës e vogël gjaku i mpiksur a kolesterinë pëlcet ose fryhet menjëherë, njësoj si misrat kokoshkë. Ky shpërthim i menjëhershëm mund të shkaktojë brenda pak sekondash bllokimin e rrjedhës së gjakut në zemër. Rezultati është vdekja e papritur. Kjo është arsyeja që masat parandaluese janë të domosdoshme dhe Shoqata amerikane kundër sëmundjeve të zemrës rekomandon disa hapa të thjeshtë që janë: mospirje duhani, dietë të shëndetshme, mbajtja e peshës trupore, kolesterinës nën kontroll dhe të paktën 30 minuta ushtrime fizike në ditë edhe në qoftë se ato kryhen me ndërprerje brenda një intervali 10 minutash. Shumë amerikanë i kanë ndjekur këto udhëzime dhe gjatë 20 vjetëve të fundit numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës në Shtetet e Bashkuara është pakësuar 25 për qind.
Simptomat
Mbi 25 për qind të njerëzve që vdesin nga sulmi në zemër, nuk kanë simptoma paralajmëruese, siç është dhimbja e gjoksit. Nuk mund të mbështetemi në mendimin se, “Nëse kam sulm në zemër, mjekët do të më shpëtojnë dhe do të më japin barna, sepse disa njerëz nuk arrijnë në spital, vdesin në shtëpi”. Për këtë arsye, parandalimi duhet të fillojë herët. Infarktet në zemër ndodhin kur një ose më shumë arterie të zemrës bllokohen, duke zvogëluar ose ndërprerë rrjedhën e gjakut që të arrijë në një pjesë të caktuar të muskulit të zemrës. Ato zakonisht paraprihen nga formacionet e depozitimit të yndyrave ose pllakave yndyrore brenda murit të arterieve, duke bërë që të formohen mpiksjet e gjakut (trombët), të cilat e mbyllin arterien. Nëse furnizimi me gjak ndërpritet disa minuta, pason vdekja. Një prej veprimeve që duhet të bëni për ta parandaluar sulmin në zemër është ndryshimi i ushqimit. Duhet të merrni të gjitha ushqimet, por dominues duhet të jetë ushqimi vegjetarian, i përbërë nga frutat dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë vitamina dhe minerale. Merrni një lugë vaj ulliri në ditë bashkë me sallatë dhe përdorni më shpesh mishin e peshkut, i cili përmban acide të shumta yndyrore omega-3, që zvogëlojnë kolesterolin dhe si rrjedhojë, edhe rrezikun për sëmundje kardiovaskulare. Disa vezë në javë nuk janë të ndaluara. Edhe mishi lejohet, por pa dhjam dhe në sasi më të vogël. Po ashtu mund të merren në sasi jo të tepërt edhe arrat, bajamet, lajthitë dhe shqemet, por në kokrra të plota. Kontrollimi i porcionit do të ndihmojë që të keni në dorë peshën tuaj. Kur të gatuani mos hidhni gjysmën e orizit në tenxhere, por duhet ta matni atë. Shmangni lëngjet e ftohta dhe ushqimet e kripura. Nëse mund të braktisni disa kafshime, keni krijuar barrierë ndërmjet jush edhe ushqimit.

18 Mars 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›