Arrestime në Moskë

Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 18:30
Autoritetet ruse kanë arrestuar disa persona lidhur me sulmin e 24 janarit në aeroportin e Domodedovos në Moskë.
Nga sulmi në fjalë mbetën të vdekur 36 persona dhe 180 të tjerë u plagosën.
Kreu i Shërbimit Federal të Sigurisë, Aleksandër Bortnikov, tha se të arrestuarit kanë informacione rreth personave të përfshirë në sulm.
Hetuesit kanë deklaruar se autor i sulmit vetëvrasës ishte një 20-vjeçar nga Kaukazi Verior.