Lajçak: Rrezik për përshkallëzimin e dhunës
Nga Express më 03 shkurt 2011 në ora 19:33
I dërguari i BE-së për krizën në Shqipëri, Mirosllav Lajçak, tha se ka arsye që Brukseli të jetë i shqetësuar për gjendjen në Shqipëri.
Lajçak pas takimeve me Topin, Berishën e Ramën tha se duhet zbardhur e vërteta për ngjarjet 21 janarit. Ai ka shtuar se ekziston rreziku real për përshkallëzimin e dhunës.
Kjo është hera e dytë brenda pak ditësh që Lajçak qëndron në Tiranë.