E Diel, 1 Nëntor 2026

Lavrov ia tërheq vërejtjen SHBA-së

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov deklaroi se Rusia ruan të drejtën të tërhiqet nga pakti me SHBA-në për reduktimin e armatimit bërthamor.

Deklarata e ministrit të Jashtëm rus bëhet para nënshkrimit të marrëveshjes për çarmatimin mes Washingtonit e Moskës. Ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes do të zhvillohet nesër në Pragë dhe marrëveshja do të nënshkruhet nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama dhe ai i Rusisë, Sergei Lavrov.

Qëndrimet ruse lidhen me kundërshtimet ndaj planit amerikan për vendosjen e një pjese të mbrojtjes raketore në Evropë, mburojë kjo të cilën Moska e konsideron si një kërcënim për sigurinë e vet kombëtare.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›